Kthehu te lista
Punë

Rekrutues

OMNES agency Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Omnes është duke zgjeruar staf dhe po kërkon një Specialist Rekrutimi për identifikimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm për klientët tanë. Ky rol shërben si lidhje kyçe mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, duke siguruar një proces rekrutimi profesional, efikas dhe transparent. Përgjegjësitë kryesore: • Identifikimi dhe tërheqja e kandidatëve përmes kanaleve të ndryshme (portale pune, rrjete sociale, databaza, etj.) • Intervistimi dhe vlerësimi i kandidatëve sipas kërkesave të klientëve • Menaxhimi i gjithë procesit të rekrutimit nga aplikimi deri në punësim • Bashkëpunimi i vazhdueshëm me klientët për të kuptuar nevojat e tyre • Mbajtja dhe përditësimi i databazës së kandidatëve • Këshillimi i kandidatëve gjatë procesit të aplikimit dhe punësimit • Raportimi i progresit dhe rezultateve të rekrutimit Kërkesat: • Diplomë universitare (preferohet në Shkenca Sociale) • Eksperiencë e mëparshme në rekrutim (avantazh) • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale • Aftësi organizative dhe menaxhim kohe • Njohuri të mira të MS Office dhe platformave online • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup Ne ofrojmë: • Ambient pune profesional dhe mbështetës • Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional • Pagë konkurruese sipas eksperiencës. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/rekrutues-at-omnes-agency-4356895207
Niveli: mid level

Publikuar 31/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme