Kthehu te lista
Punë

Reservations Sales Agent- Premium Hotel

VAS GROUP Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
***Reservations Sales Agent -Premium Beach Hotel*** ***Përshkrimi i kompanisë:*** VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që fillon përmes themelimit të agjencisë së udhëtimeve Albtours D. Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike, përfshirë kanale televizive dhe radio. Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve,Turizmit dhe Mikpritjes në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë. ***Qëllimi i Pozicionit:*** Agjenti i Rezervimeve është përgjegjës për menaxhimin dhe mbylljen e rezervimeve, duke kombinuar shërbimin ndaj klientit me një qasje aktive në shitje. Ky rol luan një funksion kyç në rritjen e të ardhurave të hotelit dhe në ofrimin e një eksperience të shkëlqyer për mysafirët. **Përmbledhje e detyrave kryesore:** **·** Menaxhimi i rezervimeve për dhoma dhe shërbime të tjera të hotelit përmes telefonit, email-it dhe sistemeve online; · Identifikimi i mundësive upselling & cross-selling (upgrade dhomash, paketa, shërbime shtesë;) · Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me klientë individualë, korporata dhe agjenci; · Ofrimi I  informacionit të saktë dhe bindës mbi shërbimet, tarifat dhe ofertat e hotelit; · Koordinimi me departamentet e Front Office, Sales dhe Revenue për optimizimin e shitjeve; · Sigurimi që të gjitha rezervimet të jenë të sakta dhe të përditësuara në sistem. ***Kërkesat kryesore të pozicionit:*** · Diplomë universitare. Kualifikimet në fushën e hotelerisë do të ishin avantazh; ·Eksperiencë e mëparshme në rezervime hoteli ose shitje; ·Orientim i fortë drejt shitjes dhe rezultateve; · Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindese; · Njohuri të sistemeve PMS / Channel Manager (avantazh); · Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh); · Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa kërkesa njëkohësisht. Te gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në: **hr@vasgroup.net** dhe të na vizitonojnë në kanalet tona online: - Web: vasgroup.net. - Facebook: vasgroup; - Instagram: vas. group1. - Youtube: @PremiumChannel Albania Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/reservations-sales-agent-premium-hotel-at-vas-group-4368355015
Niveli: mid level

Publikuar 02/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme