Kthehu te lista
Punë

Sales Manager

Albgroup Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni** : **Menaxher Shitjesh** **Funksionet Bazë dhe Qëllimi i Përgjegjësive:** Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së departamentit të shitjeve. Ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, udhëheq, organizon dhe kontrollon stafin, si dhe bashkëpunon ngushtë me ta për realizimin e objektivave të kompanisë. Gjithashtu, është përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe shtimin e portofolit të tyre. **Përgjegjësitë Kryesore** - Krijon strategji për rritjen e shitjes. - Kontrollon dhe ndjek procedurat e punës së stafit për të siguruar shërbim cilësor, mikpritës dhe të kënaqshëm për klientin. - Kryen studim tregu mbi çmimet dhe konkurrencën. - Planifikon, drejton, organizon dhe monitoron stafin. - Implementon me sukses strategjinë e shitjes. - Në bashkëpunim me Administratorin përcakton objektivat dhe strategjinë e marketingut. - Monitoron ekzekutimin e planeve për realizimin e objektivave. - Mbështet dhe orienton stafin gjatë përmbushjes së detyrave ditore. - Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët, duke zgjeruar portofolin. - Përgatit ofertat dhe ndjek procesin e shitjes. - Kryen trajnime të stafit për komunikimin dhe sjelljen me klientët. - Raporton sipas kërkesës dhe standardeve të raportimit. **Kërkesat e Edukimit dhe Kualifikimit** - Studime të larta në Menaxhim & Marketing. - Aftësi të mira organizative dhe negociuese. - Njohuri të mira të paketës **Microsoft Office** . - Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm. - Kualifikim i përshtatshëm me pozicionin. - Aftësi bashkëpunimi dhe etikë profesionale në marrëdhënie me kolegët. **Cfarë ofron Albgroup:** - Mundësi për zhvillim profesional brenda një grupi biznesesh ne disa sektorë. - Ambient modern, bashkëpunues dhe mbështetës pune. - Pjesëmarrje në evente dhe aktivitete të ndryshme të kompanisë. - Përfitime të tjera në përputhje me politikat e kompanisë. **Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:** **Email:**  hr@albgroup.al **Tel:** +355 67 401 0031 *\*Te gjitha te dhenat e aplikanteve do të trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr. 9887 per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale"* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-albgroup-4353755866
Niveli: senior

Publikuar 19/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme