Kthehu te lista
Punë

Sales Manager HoReCa

Segafredo Zanetti Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Position:** *Sales Manager HoReCa.* **Detyrat** - Përgatit analiza të tregut, konkurrencës dhe çmimeve. - Kryen prezantimin e produkteve të brandit tek klientët. - Organizon dhe menaxhon shitjet (rritjen e shitjeve dhe rritjen e bazës së klientëve). - Krijon dhe zhvillon strategji për gjetjen e klientëve të rinj. - Komunikon kërkesat e klientëve tek kompania përpara finalizimit të marrëveshjes. - Është përgjegjës për ndjekjen e klientëve, shlyerjet e debive dhe faturimet, duke i mbajtur të shënuara çdo ditë. - Sqaron nevojat e klientëve për produktet e shitura nga kompania dhe koordinon porositë me klientin, në përputhje me nevojat e tij dhe disponueshmërinë e gamës së produkteve. - Propozon dhe përgatit oferta të personalizuara për klientët. - Ruan marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët. - Në bashkëpunim me Supervizorin, krijon një plan mujor shitjesh. - Realizon planin e takimeve dhe marrëveshjeve të përcaktuara, krijon raporte ditore për takimet me klientët, si dhe raporte të tjera specifike sipas kërkesave të Supervizorit. - Mban shënime për shitjet dhe dërgesat për klientët e kompanisë dhe i raporton ato çdo ditë tek Supervizori. - Kryen takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e shitjeve. - Është përgjegjës për arritjen e targetit mujor. **Kualifikimet** - Arsim i lartë universitar. - Të paktën 2 vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve. - Aftësi shumë të mira planifikimi, organizimi dhe negocimi. - Aftësi shumë të mira komunikimi, pune në ekip dhe përshtatjeje ndaj ndryshimeve. - Leje qarkullimi, kategoria B. - *Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-horeca-at-segafredo-zanetti-albania-4353912339
Niveli: senior

Publikuar 19/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme