Kthehu te lista
Punë

Sales Manager

OZZO Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
OZZO po kërkon një Manaxher/e Shitjesh energjik/e dhe ambicioz/e për të zgjeruar rrjetin e klientëve në sektorin HORECA (Hotele, Restorante, Kafene). Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për prezantimin dhe shitjen e shërbimeve tona të menuve dixhitale, si dhe për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me partnerët e biznesit. **Detyrat:** - Zhvillimi i strategjive të shitjes për rritjen e klientëve në sektorin HORECA. - Identifikimi , planifikimi dhe kontaktimi i bizneseve të reja (restorante, hotele, bare, kafene). - Prezentimi profesional i produkteve dhe shërbimeve “Ozzo Digital Menu” ndaj bizneseve. - Organizimi i takimeve fizike dhe online për demonstrimin e menusë dixhitale. - Negocimi dhe mbyllja e kontratave. - Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe garantimi i kënaqësisë së tyre. - Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar implementim të suksesshëm. - Raportimi i performancës së shitjeve, analizimi i tregut dhe propozimi i strategjive të reja. - Mbajtja e një pasqyre të azhornuar të shitjeve. **Kualifikimet:** - Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B, preferohet në sektorin HORECA. - Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi. - Njohuri mbi produktet dixhitale dhe teknologjitë e shërbimit. - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat. - Motivim i lartë dhe orientim ndaj rezultateve. - Patentë dhe gatishmëri për të udhëtuar brenda qytetit/shtetit (opsionale sipas nevojës). **Ofrojmë:** - Pagë fikse + bonus mbi performancën. - Trajnim i plotë mbi produktin. - Mundësi për rritje profesionale brenda kompanisë. - Mjedis motivues dhe bashkëpunues. Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit:  **a.murati@ordo.eu** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-ozzo-4351124894
Niveli: senior

Publikuar 05/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme