Kthehu te lista
Punë

Sales Manager

EuroElektra Sh.p.k Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
EuroElektra Sh.p.k është kompani lider që ofron një gamë të gjerë shërbimesh të avancuara në fushën e elektro-energjetikës, duke siguruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për bizneset dhe individët që kërkojnë të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën e sistemeve të tyre energjetike në Shqipëri dhe rajon.  Në kuadër të zgjerimit të operacioneve, EuroElektra po zgjeron ekipin e saj dhe është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’u bashkuar me ne.    Pozicioni: "Menaxher Shitje"  **Përgjegjësitë Kryesore:**   - Hartimi dhe zbatimi i strategjive të shitjeve dhe marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë. - Organizimi, dhe mbikëqyrja e ekipit të shitjeve, duke përcaktuar objektiva dhe monitoruar performancën. - Analizimi i tregut dhe të dhënave të klientëve për të identifikuar trende, mundësi dhe hapësira për rritje. - Hartimi i raporteve dhe rekomandimeve për drejtuesit e kompanisë. - Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të forta me klientë ekzistues dhe të rinj. - Menaxhimi i negociatave me klientë strategjikë dhe përmbyllja e kontratave. - Monitorimi i tregut të energjisë së rinovueshme dhe teknologjive elektrike për identifikimin e mundësive të reja bashkëpunimi. - Bashkëpunimi me departamente të tjera për zbatimin e projekteve komplekse dhe mbështetjen e vendimmarrjes. - Zhvillimi i strategjive të çmimeve në bazë të analizave të kostos dhe marzhit të fitimit.   **Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:**   - Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Inxhinieri Ekonomike apo fusha të ngjashme. - Eksperiencë e mëparshme në role manaxheriale ose analitike, preferohet në sektorë teknikë apo industrialë. - Njohuri mbi produktet dhe teknologjitë e energjisë së rinovueshme, sistemet elektrike dhe automatizimin. - Aftësi për të udhëhequr ekipe, për të marrë vendime dhe për të arritur objektiva të qarta.   **Kushtet e Punës:**   - Ditët e punës: E hënë – E premte, ora 08:00 – 17:00 duke përfshirë dhe orarin e pushimit. - Lejet vjetore (22 ditë) dhe pushimet zyrtare trajtohen sipas Kodit të Punës. - Vendi i punës: godina EuroElektra, Prush – Kombinat. - Sigurimet Shoqërore, Shëndetësore dhe TAP do të paguhen sipas nivelit të dakordësuar të pagës. - Ofrimi i mundësive për zhvillim profesional përmes konferencave dhe trajnimeve të avancuara. - Ambient pune dinamik dhe me perspektivë zhvillimi në karrierë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-euroelektra-sh-p-k-4407857642
Niveli: senior

Publikuar 19/05/2026 · Skadon 18/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme