Kthehu te lista
Punë

Sales Merchandiser

Alba Distribution sh.p.k Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Alba Distribution** është duke kërkuar një **Sales Merchandiser** . Alba Distribution, **pjesë e Balfin Group** , është një kompani lider në tregun shqiptar, e specializuar në tregtinë dhe distribuimin e produkteve të brandeve si Samsung, Xiaomi, Canon, Anker, Swisten ect. Si pjesë e një grupi ndërkombëtar, kompania ofron zgjidhje inovative, shërbim cilësor për partnerët dhe mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional. **Përmbledhje e Pozicionit** : Personi i punësuar në këtë pozicion do të jetë përgjegjës për prezantimin dhe shitjen e produkteve direkt tek partnerët në terren, si dhe për të siguruar prezencën dhe ekspozimin e duhur të produkteve në pikat e shitjes. Ky rol kombinon aftësitë e shitjes me ato të merchandizing-ut për të maksimizuar shitjet dhe brand awareness. **Përgjegjësitë kryesore:** \* Vizitimi i rregullt i pikave të shitjes për të promovuar dhe shitur produktet direkt tek partnerët. \* Prezantimi i produkteve dhe shpjegimi i karakteristikave dhe përfitimeve të tyre tek partnerët potencialë. \* Arritja e objektivave të shitjes së caktuar për territoret përkatëse. \* Monitorimi i stokut dhe raportimi i mungesave tek menaxhmenti. \* Sigurimi i prezencës dhe ekspozimit të duhur të produkteve në raftet e dyqaneve. \* Organizimi i aktiviteteve promocionale dhe display-eve sipas udhëzimeve të kompanisë. \* Mbledhja e feedback-ut nga klientët dhe analiza e aktiviteteve të konkurrentëve në terren. \* Mbajtja e raporteve ditore/mujore të aktiviteteve dhe shitjeve. **Kualifikimet dhe aftësitë:** \* Përvojë e mëparshme në shitje direkte dhe merchandizing është përparësi. \* Aftësi të mira komunikuese dhe bindëse. \* Aftësi për të punuar në terren dhe për të menaxhuar vetë kohën. \* Njohuri bazë të marketingut dhe promovimit të produkteve. \* Aftësi për të raportuar dhe analizuar informacionin e mbledhur nga terreni. \* Njohja e mjetëve të Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint). \* Njohuri të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur. \* Patentë shoferi e vlefshme. Ju lutem dërgoni CV ne adresën e email s.hoxha@albadistribution.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-merchandiser-at-alba-distribution-sh-p-k-4328738473
Niveli: mid level

Publikuar 23/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme