Kthehu te lista
Punë

Sales Representative

VEGA Electric Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**VEGA Electric,** pjesë e VEGA Group, është një ofrues kryesor i shërbimeve të plota në fushën e mirëmbajtjes dhe asistencës teknike, duke u specializuar si në sektorin e energjisë së rinovueshme, ashtu edhe në industrinë elektrike. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të një **Sales Representative.** **Përgjegjësitë kryesore:** •Menaxhimi dhe ndjekja e kontratave ekzistuese me klientët •Komunikimi i vazhdueshëm me klientët për të identifikuar nevoja të reja shërbimi •Prezantimi dhe promovimi i shërbimeve të mirëmbajtjes elektrike •Ndjekja e proceseve nga oferta deri në finalizimin e kontratës •Bashkëpunim i ngushtë me ekipet teknike dhe administrative **•Ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët **Kualifikimet** : •Eksperiencë në shitje ose menaxhim klientësh (avantazh në sektorin energjetik/elektrik) •Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi •Orientim drejt rezultateve dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata **•Aftësi organizative dhe ndjekje e proceseve •Njohuri të mira të MS Office •Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur. *Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes LinkedIn Easy Apply.* **\*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbati m të tij.****** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-representative-at-vega-electric-4361421048
Niveli: mid level

Publikuar 11/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme