Kthehu te lista
Punë

Sales Specialist

Davines Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicion i Hapur Pune – Sales Specialist (Full-Time, On-Site)** **Tiranë/ Rrethe, Shqipëri** Rreth Kompanisë – Davines Group Davines Group u themelua në Parma, Itali, në vitin 1983 nga familja Bollati dhe është një kompani lider globale në produktet premium të kujdesit për flokët dhe lëkurën. Sot operon në mbi 95 vende dhe përfaqësohet nga një ekip ndërkombëtar me më shumë se 34 kombësi. Si kompani e certifikuar B-Corp, Davines kombinon performancën ekonomike me përgjegjësinë sociale dhe mjedisore, duke promovuar inovacionin, etikën dhe qëndrueshmërinë. Misioni i saj është të krijojë ndikim pozitiv përmes bukurisë. Përshkrimi i Pozicionit Po kërkojmë një  **Sales Specialist me eksperiencë të provuar në sektorin e bukurisë / haircare**  për një rol full-time me prezencë fizike në Tiranë. Ky pozicion kërkon një profil proaktiv, me njohuri të tregut profesional (parukeri/sallone) dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët. Përgjegjësitë Kryesore - Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj në sektorin profesional (parukeri, salone, SPA) - Menaxhimi dhe rritja e portofolit ekzistues të klientëve - Arritja dhe tejkalimi i objektivave të shitjes - Prezantimi i produkteve dhe zhvillimi i trajnimeve teknike për klientët - Ndjekja e performancës së klientëve dhe identifikimi i mundësive për rritje - Implementimi i strategjive të shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë Kualifikimet - Minimumi  **2–3 vite eksperiencë në shitje** , preferohet në industrinë e bukurisë, haircare ose produkte profesionale - Njohje e mirë e tregut të parukerive dhe klientëve profesionalë (avantazh i fortë) - Aftësi shumë të mira komunikimi, negociimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh - Aftësi për të zhvilluar trajnime dhe edukuar klientët mbi produktet - Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës - Orientim i fortë drejt rezultateve dhe targeteve - Patentë shoferi e vlefshme dhe gatishmëri për lëvizje në terren Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-specialist-at-davines-albania-4395651467
Niveli: senior

Publikuar 31/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme