Punë
Senior Accountant
AlProfit Consult
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**Rreth rolit**
AlProfit Consult po kërkon një Senior Accountant për ekipin tonë në Tiranë. Te ne kontabiliteti nuk është thjesht përmbushje detyrimesh. Është mënyra si i ndihmojmë bizneset të kursejnë kohë e para dhe të marrin vendime me besim.
Ky është një rol për dikë me eksperiencë, që kërkon pavarësi, gjykim profesional dhe përgjegjësi reale ndaj klientëve. Te ne nuk je kurrë vetëm. Puna bëhet në ekip dhe me plan.
**Përgjegjësitë kryesore**
• Menaxhim i pavarur i një portofoli klientësh, duke mbuluar të gjithë ciklin kontabël dhe tatimor.
• Rishikim dhe verifikim i regjistrimeve kontabël, faturave dhe deklarimeve, duke garantuar saktësinë para dorëzimit.
• Përgatitje dhe analizë e pasqyrave financiare dhe raporteve periodike për klientët.
• Trajtim i çështjeve më komplekse kontabël dhe tatimore, si dhe këshillim i klientëve për detyrimet dhe afatet.
• Komunikim i drejtpërdrejtë me klientët dhe drejtim i takimeve periodike.
• Mbështetje dhe orientim i kolegëve më të rinj në ekip.
**Kërkesat**
• Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në kontabilitet.
• Diplomë në Financë, Kontabilitet ose në fusha të ngjashme.
• Njohuri të mira në raportimin financiar, buxhetimin dhe legjislacionin tatimor.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
• Njohja e gjuhës angleze dhe/ose italiane përbën avantazh.
**Pse të bashkoheni me ne**
• Nuk do të jeni asnjëherë vetëm. Puna e përditshme kryhet në ekip.
• Do të jeni pjesë e një ekipi që kujdeset të përmirësohet çdo ditë.
• Do të punoni me një kategori biznesesh të përzgjedhur.
• Do të keni mundësi reale për t'u rritur profesionalisht.
• Zëri juaj do të dëgjohet.
**Procesi i aplikimit**
Na dërgoni CV-në në alprofit@alprofitconsult.al deri më 15 Korrik 2026. Do të kontaktojmë vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret, të paktën 7 ditë para intervistës. Procesi përfshin një intervistë të parë me një test të shkurtër teorik dhe praktik prej rreth 30 minutash, dhe një intervistë finale me kandidatët më të përshtatshëm.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-accountant-at-alprofit-consult-4429476139
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim