Kthehu te lista
Punë

Senior Architect

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
**Kërkojmë të punësojmë Arkitekt – 1 per Interior & dhe 2 Exterior** për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e ndërtimit dhe projektimit. **Përshkrimi i Pozicionit:** Arkitekti do të jetë përgjegjës për projektimin, zhvillimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, duke garantuar cilësi të lartë estetike dhe teknike, përputhje me standardet e ndërtimit dhe koordinim me ekipet e zbatimit në terren. Pozicionet janë të ndara në: - **Arkitekt Interior** - **Arkitekt Exterior** **Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:** - Harton projekte arkitektonike për ambiente të brendshme ose të jashtme sipas rolit përkatës - Përgatit vizatime teknike, plane ekzekutive dhe detaje ndërtimore - Bashkëpunon me inxhinierë, dizajnerë dhe ekipet e kantierit - Ndjek zbatimin e projektit në terren dhe siguron përputhje me projektin e miratuar - Koordinon ndryshimet teknike gjatë fazës së zbatimit - Kontrollon cilësinë e punimeve dhe materialeve - Merr pjesë në takime teknike me klientë dhe kontraktorë - Siguron respektimin e afateve dhe standardeve të kompanisë **Kërkesat:** - Diplomë universitare në Arkitekturë - Eksperiencë e mëparshme në projekte interior ose exterior mbi 4 vite - Eksperiencë në ndjekje kantieri për pozicionin exterior konsiderohet avantazh - Njohuri shumë të mira të programeve të projektimit (AutoCAD, Revit, SketchUp, 3Ds Max ose të ngjashme) - Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese - Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh - Orientim drejt cilësisë dhe detajeve - Njohuri të standardeve ndërtimore dhe materialeve arkitektonike **Çfarë ofrohet:** - Pagë konkurruese sipas eksperiencës - Ambient pune profesional dhe dinamik - Mundësi zhvillimi profesional dhe përfshirje në projekte prestigjioze - Stabilitet dhe rol aktiv në projekte afatgjata 📩 **Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën:** eva.nexhipi@ktc.al 069 403 8118 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-architect-at-kalaja-talent-consulting-4363024664
Niveli: senior

Publikuar 11/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme