Kthehu te lista
Punë

Senior Architect

XH&M Group Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Senior Architect **Kompania:** XH&M Group **Adresa:** Tirana, Albania **XH&M Group, një kompani e konsoliduar në sektorin e ndërtimit, është në kërkim të një Senior Architect** për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e projekteve arkitektonike me standard të lartë. Ky rol kërkon një profesionist me eksperiencë që do të marrë përgjegjësi në zhvillimin, koordinimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike nga faza e konceptit deri në realizim. **Përgjegjësitë Kryesore** - Zhvillimi dhe përpunimi i projekteve arkitektonike në të gjitha fazat e projektimit. - Hartimi i vizatimeve arkitektonike dhe dokumentacionit teknik. - Koordinimi me inxhinierë, konsulentë dhe palë të tjera të përfshira në projekt. - Sigurimi i përputhjes së projektit me standardet teknike dhe rregulloret në fuqi. - Mbështetja në zhvillimin e koncepteve arkitektonike për projekte të reja. - Ndjekja e implementimit të projektit gjatë fazës së ndërtimit. **Kriteret e Pozicionit** - Diplomë në Arkitekturë. - Minimumi **5 vite eksperiencë profesionale** në projektim arkitektonik. - Njohuri shumë të mira në **AutoCAD, Revit, SketchUp ose programe të ngjashme** . - Aftësi të mira koordinimi dhe menaxhimi projektesh. - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi në projekt. **Çfarë Ofrojmë** - Mundësi për të punuar në projekte zhvillimi të rëndësishme. - Ambient profesional dhe bashkëpunues. - Mundësi për zhvillim profesional. 📩 **Nëse jeni të interesuar ju lutemi aplikoni përmes LinkedIn ose dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: a.isufi@xhmconstruction.com** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-architect-at-xh-m-group-4382588343
Niveli: senior

Publikuar 11/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme