Kthehu te lista
Punë

Senior Economist

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Agikons sh.p.k**  është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin  **"Menaxher financiar per projekte ndertimi".** **Detyrat:** - Kontrollon, verifikon dhe miraton faturat e blerjeve dhe shpenzimeve për projekte ndërtimi. - Monitoron kostot e projekteve dhe siguron përputhshmëri me buxhetet e miratuara. - Analizon kontratat me furnitorë dhe nënkontraktorë. - Ndjek procesin e blerjeve: porosi, fatura, dokumentacion shoqërues dhe pagesa. - Përgatit raporte financiare periodike për secilin projekt (kosto reale vs buxhet). - Kontrollon përputhshmërinë e faturave me legjislacionin tatimor dhe rregullat financiare në fuqi. - Bashkëpunon ngushtë me menaxherët e projekteve dhe departamentin e prokurimeve. - Mbikëqyr kontabilitetin e projekteve dhe mbylljet mujore financiare. **Kualifikimet:** - Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi. - Minimum 3–5 vite përvojë në sektorin e ndërtimit ose projekte ndërkombëtare. - Eksperiencë në kontroll faturash, blerje dhe menaxhim kostosh projektesh. - Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor dhe financiar. - Aftësi të avancuara në MS Excel dhe programe financiare/kontabël. - Njohuri e gjuhës angleze (e domosdoshme) - Përbën avantazh njohja e gjuhës greke Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-economist-at-rekrutime-agikons-4357467904
Niveli: senior

Publikuar 03/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme