Kthehu te lista
Punë

Senior Finance Manager

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
Kerkojme te punesojme nje Financiere Senior per nja nga bashkepunetoret tane. 📍 Vendndodhja: Tiranë, Astir 🕒 Orari: E Hënë – E Premte | 08:30 – 17:00 💰 Paga: 120,000 ALL Për një nga bashkëpunëtorët tanë, jemi në kërkim të një Financierje Senior me eksperiencë, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e proceseve financiare, raportimin financiar dhe mbështetjen e vendimmarrjes strategjike të kompanisë. **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** • Përgatitja e raporteve financiare dhe bilanceve periodike sipas kërkesave të kompanisë. • Rakordimi i faturave të shitjes dhe blerjes me lëvizjet bankare dhe arkën. • Regjistrimi dhe monitorimi i transaksioneve të import–eksportit. • Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal dhe tatimor në fuqi. • Analizimi i të dhënave financiare dhe identifikimi i problematikave financiare. • Mbikëqyrja dhe përmirësimi i procedurave të brendshme financiare. • Mbështetja e drejtuesve të kompanisë në planifikimin dhe vendimmarrjen financiare. • Koordinimi, organizimi dhe monitorimi i punës së stafit të departamentit të financës. • Përgatitja dhe monitorimi i buxheteve financiare të kompanisë. **Kualifikimet dhe Kërkesat:** • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet. • Minimumi 3–5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme. • Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe tatimor. • Eksperiencë në përgatitjen e raporteve financiare, bilanceve dhe buxheteve. • Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese. • Aftësi për të menaxhuar dhe koordinuar ekipe pune. • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel. **Mënyra e Aplikimit** Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: aviola.isufi@ktc.al Për më shumë informacion kontaktoni në: +355 69 409 3986 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-finance-manager-at-kalaja-talent-consulting-4427331352
Niveli: senior

Publikuar 17/06/2026 · Skadon 16/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme