Kthehu te lista
Punë

Senior Lawyer

Klar Sh.P.K Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
*Pozicion i hapur* : ***Senior Lawyer.*** **PPërgjegjësitë Kryesore** - Drejton dhe mbikëqyr të gjitha proceset ligjore që lidhen me projektet e zhvillimit, duke garantuar siguri juridike në çdo fazë të tyre. - Strukturon, analizon dhe negocion marrëveshje strategjike me pronarë trualli, investitorë, bashkëpunëtorë strategjikë, institucione financiare dhe partnerë të tjerë të përfshirë në projekt. - Harton, rishikon dhe negocion kontrata komplekse, përfshirë kontrata sipërmarrjeje, nënkontraktimi, furnizimi, shitblerjeje, bashkëpunimi, si dhe marrëveshje zhvillimi me pronarë të pasurive të paluajtshme. - Siguron përputhshmëri të plotë të projekteve dhe operacioneve me legjislacionin civil, tregtar, urbanistik, mjedisor dhe tatimor në fuqi. - Menaxhon çështjet gjyqësore dhe ndjek procedurat administrative, duke përfaqësuar kompaninë pranë gjykatave, institucioneve publike dhe autoriteteve rregullatore. - Garantimin e përputhshmërisë së vazhdueshme të operacioneve të kompanisë me kuadrin ligjor dhe rregullator përkatës. - Harton, përditëson dhe implementon procedura të brendshme ligjore dhe politika të qeverisjes korporative për minimizimin e riskut ligjor. - Koordinon dhe mbikëqyr ekipin ligjor të brendshëm, si dhe bashkëpunëtorët e jashtëm (studio ligjore, noterë, ekspertë teknikë, konsulentë tatimorë etj.), duke siguruar efikasitet dhe koherencë në trajtimin e çështjeve ligjore. **Kualifikimet** - Diplomë në Drejtësi - Minimumi 7+ vite eksperiencë profesionale, preferohet në pasuri të paluajtshme, ndërtim ose të drejtë tregtare. - Eksperiencë e provuar në negocim dhe strukturim marrëveshjesh komplekse. - Aftësi të forta analitike, strategjike dhe udhëheqëse. - Integritet profesional dhe orientim drejt zgjidhjeve. *\*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.\** *\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.\** **Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-lawyer-at-klar-sh-p-k-4375240041
Niveli: senior

Publikuar 25/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme