Punë
Senior Odoo Administrator / Specialist (USA schedule)
Hitweb.it
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
Kompania jonë është në kërkim të një Odoo Administrator me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin, optimizimin dhe zhvillimin e sistemit Odoo sipas nevojave të biznesit.
**Detyrat Kryesore:**
- Administrimi dhe konfigurimi i platformës Odoo.
- Mbështetja e përdoruesve dhe zgjidhja e problematikave teknike.
- Zhvillimi dhe personalizimi i moduleve sipas kërkesave të kompanisë.
- Analizimi dhe përmirësimi i proceseve të biznesit në Odoo.
- Bashkëpunimi me departamentet e Financës, Operacioneve dhe Prodhimit për implementimin e proceseve në sistem.
- Integrimi i Odoo me sisteme dhe aplikacione të tjera kur është e nevojshme.
**Kualifikimet:**
- Eksperiencë e mëparshme me Odoo (Administrator, Consultant ose Developer).
- Njohuri në personalizime dhe zhvillim të moduleve Odoo.
- Njohuri të proceseve të biznesit dhe menaxhimit të informacionit.
- Përparësi do të kenë kandidatët me eksperiencë në kontabilitet, financë ose procese prodhimi (Manufacturing).
- Aftësi të mira analitike dhe zgjidhjeje problemesh.
- Njohuri të gjuhës angleze(B2-C1).
**Ofrojmë:**
- Pagë konkurruese.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Bashkëpunim me kompani ndërkombëtare.
- Ambient profesional dhe fleksibël pune.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-odoo-administrator-specialist-usa-schedule-at-hitweb-it-4424842784
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim