Kthehu te lista
Punë

Senior Sales Representative

Fufarma Sh.a. Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Përshkrimi** Agjenti i Shitjes do të jetë përgjegjës për promovimin, zhvillimin dhe rritjen e shitjeve të linjës dermokozmetike FREZYDERM në farmacitë e zonës së caktuar. Roli kërkon ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me farmacistët, rritjen e prezencës së markës dhe sigurimin e rekomandimit aktiv të produkteve te klientët finalë. **Detyra dhe përgjegjësitë** • Vizita të rregullta në farmacitë e zonës së caktuar • Prezantimi profesional i produkteve FREZYDERM dhe përfitimeve të tyre • Trajnimi i farmacistëve mbi përdorimin, indikacionet dhe diferencimin e produkteve • Zbatimi i strategjive të shitjes dhe marketingut të kompanisë • Menaxhimi i porosive, stokut dhe ekspozimit të produkteve në farmaci • Zhvillimi i aktiviteteve promocionale (launch-e, sampling, fushata) • Mbledhja e feedback-ut nga farmacistët dhe tregu • Raportim periodik mbi aktivitetet dhe rezultatet e shitjes **Kërkesat mbi kandidatin** • Diplomë universitare (preferohet Farmaci, Shkenca Natyrore, Marketing, Ekonomi) • Përvojë pune si agjent shitjesh në farmaci / dermokozmetikë (avantazh i fortë) • Njohuri bazë mbi produktet dermokozmetike dhe kujdesin e lëkurës • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi • Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie profesionale Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-sales-representative-at-fufarma-sh-a-4372487197
Niveli: senior

Publikuar 18/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme