Kthehu te lista
Punë

Senior Social Media Manager

The Marketing. Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
The Marketing po kërkon një Senior Social Media Manager me minimum 2 vite eksperiencë për të menaxhuar strategjinë dhe përmbajtjen e klientëve tanë. Nuk kërkojmë thjesht dikë që publikon postime. Kërkojmë një person që kupton branding-un, ndërton ide kreative, organizon përmbajtjen mujore dhe koordinon ekipin kreativ. Përgjegjësitë \* Ndërtimi i strategjisë mujore të komunikimit për klientët. \* Krijimi i kalendarëve mujorë të përmbajtjes. \* Planifikimi i postimeve për Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn. \* Krijimi i ideve për postime, Reels, Stories dhe fushata. \* Shkrimi i captions dhe copy-ve profesionale. \* Përgatitja e brief-eve për designer dhe video creator. \* Organizimi dhe publikimi i përmbajtjes. \* Analiza e performancës dhe raportimi mujor. \* Optimizimi i profileve, bio-ve, highlights dhe tone of voice. \* Ndjekja e trendeve dhe identifikimi i mundësive të reja për klientët. \* Bashkëpunimi me Project Manager për planifikimin dhe afatet. Kërkesat \* Minimum 2 vite eksperiencë në Social Media Management. \* Eksperiencë në menaxhimin e klientëve ose brand-eve. \* Aftësi shumë të mira shkrimi në gjuhën shqipe. \* Njohuri të Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn. \* Mendim kreativ dhe aftësi për të gjeneruar ide. \* Aftësi organizimi dhe menaxhimi projektesh. \* Bashkëpunim i mirë me designer, video creator dhe ekipin e marketingut. \* Kuptim bazë i branding-ut dhe marketingut digjital. \* Përgjegjshmëri dhe korrektësi me afatet. Çfarë presim nga kandidati \* Të ndërtojë kalendarë mujorë profesionalë. \* Të përshtasë përmbajtjen sipas industrisë dhe objektivave të klientit. \* Të shkruajë captions që krijojnë angazhim dhe vlerë. \* Të japë udhëzime të qarta për ekipin kreativ. \* Të propozojë ide për xhirime, foto dhe video. \* Të analizojë rezultatet dhe të rekomandojë përmirësime. Si të aplikoni Dërgoni në hr@themarketing.al \* CV; \* Portofol ose profile që keni menaxhuar; Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-social-media-manager-at-the-marketing-4428257414
Niveli: senior

Publikuar 19/06/2026 · Skadon 18/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme