Kthehu te lista
Punë

Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike

OTP Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
Pozicioni – Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike Divizioni – Digjital Jemi në kërkim të një Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike për t’u bashkuar skuadrës sonë në Divizionin Digjital. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të rreziqeve të sigurisë IT brenda Bankës. Ky rol siguron qeverisjen operacionale, përputhshmërinë me rregulloret e brendshme dhe të jashtme, si dhe zbatimin e proceseve dhe kontrolleve efektive për mbrojtjen e aseteve të informacionit të bankës. **Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:** - Identifikimi, analizimi, matja, monitorimi, menaxhimi dhe raportimi i rreziqeve të sigurisë IT; - Krijimi dhe mirëmbajtja e proceseve dhe kontrolleve për menaxhimin e rreziqeve; - Sigurimi i përputhshmërisë së aktiviteteve të biznesit me të gjitha rregulloret dhe politikat e brendshme; - Vlerësimi i rreziqeve të sigurisë së sistemeve IT para ndryshimeve, pas incidenteve dhe rishikim i tyre çdo vit; - Planifikimi dhe zbatimi i masave të sigurisë, monitorimi i efektivitetit të tyre dhe ndërhyrja kur është e nevojshme; - Menaxhimi i rreziqeve kibernetike nga furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve (menaxhimi i rrezikut të palëve të treta); - Mbajtja e regjistrave të aktiviteteve të menaxhimit të rrezikut, përfshirë rreziqet e identifikuara, kontrollet dhe rreziqet e mbetura; - Hartimi dhe përditësimi i udhëzimeve dhe procedurave të brendshme për sigurinë IT; - Dokumentimi i parimeve dhe rregullave të sigurisë IT, duke siguruar që të jenë të disponueshme dhe të përditësuara; - Zhvillimi dhe koordinimi i sistemit të klasifikimit të sigurisë dhe klasifikimi i të dhënave; - Propozimi i hartës së arkitekturës së sigurisë IT për mbështetjen e objektivave afatgjata të bankës; - Menaxhimi i kërkesave teknike dhe analizës së tyre, si dhe zbatimi i zgjidhjeve teknike sipas standardeve të sigurisë (NIST, ISO 27001, DORA); - Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të sistemeve të sigurisë për të gjitha sistemet IT; - Rregullimi dhe zbatimi i udhëzimeve operacionale për sigurinë IT në prokurim, zhvillim, testim, menaxhim ndryshimesh dhe outsourcing; - Menaxhimi i inventarit të aseteve softuerike dhe harduerike, inspektimi dhe dokumentimi i softuerëve të instaluar, heqja e softuerëve të paautorizuar; - Monitorimi i sistemeve të mbrojtjes së rrjetit (firewall, IDS/IPS, DLP), autorizimi dhe zbatimi i rregullave të lidhjes së rrjetit; - Zhvillimi dhe zbatimi i procedurave për menaxhimin e incidenteve të sigurisë IT; - Menaxhimi i aksesit, administrimi i përdoruesve, zbatimi i parimit të privilegjit minimal dhe autentifikimi me dy faktorë për akseset kritike; - Përgatitja dhe testimi i planeve të backup dhe rikuperimit për sistemet IT; - Zbatimi i procedurave për ndërgjegjësimin dhe trajnimin e sigurisë për stafin; - Bashkëpunimi i ngushtë me Njësinë e Mbrojtjes Kibernetike (2LoD) për këshillim, miratim dhe auditime të pavarura. **Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:** - Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Siguri Informacioni, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme; - Preferohen certifikime profesionale si CISSP, CISM, CISA, CompTIA Security+, ISO 27001; - Eksperiencë 3–5 vjet në sigurinë IT, menaxhimin e rreziqeve ose role të ngjashme operacionale IT; - Eksperiencë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe kontrolleve të sigurisë IT; - Eksperiencë në punë me ekipe ndërfunksionale, përfshirë IT, njësitë e biznesit dhe linjën e dytë të mbrojtjes (OBA Cyber Defense); - Aftësi për të koordinuar me furnitorë dhe ofrues shërbimesh për kërkesat e sigurisë IT; - Njohuri mbi rregulloret DORA, ISO 27001, NIST; - Aftësi të shkëlqyera dokumentimi, analize dhe komunikimi; - Integritet i lartë, profesionalizëm, vëmendje ndaj detajeve, motivim dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur; - Përkushtim ndaj mësimit të vazhdueshëm dhe ndjekjes së risive në fushën e sigurisë IT. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen. Afati i fundit i aplikimeve është **13.03.2026** . Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-specialist-ne-linj%C3%ABn-e-par%C3%AB-t%C3%AB-mbrojtjes-kibernetike-at-otp-bank-albania-4379875657
Niveli: senior

Publikuar 05/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme