Kthehu te lista
Punë

Senior Supervisor

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Supervizori i Rezervimeve është përgjegjës për menaxhimin, mbikëqyrjen dhe optimizimin e procesit të rezervimeve në të gjitha kanalet dhe strukturat e ATDG. Ai/ajo siguron përvojë të shkëlqyer për klientët, koordinim të brendshëm efektiv dhe rritje të vazhdueshme të performancës së ekipit dhe të ardhurave. DETYRAT KRYESORE DHE PËRGJEGJËSITË: - Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të rezervimeve dhe zbatimi i standardeve të cilësisë në të gjitha ndërfaqet me klientët. - Trajnimi dhe ndihma teknike për agjentët e rezervimeve; ndarja e praktikave më të mira dhe mbështetje për përmirësim të vazhdueshëm. - Menaxhimi i rezervimeve nëpërmjet sistemit të menaxhimit hotelier (PMS), channel manager dhe platformave të tjera për OTA-t. - Përgatitja dhe dërgimi i raporteve javore/mujore mbi ecurinë e rezervimeve dhe trendeve të kërkesës kthimin e kerkesave sipas kanave te shitjes ne rezervime ( conversion rate) per cdo agjent - Zgjidhja e çështjeve të ndërlikuara dhe ankesave, veçanërisht për klientët OTA dhe VIP dhe partnerët strategjikë , ndjekja eankesave me strukturen respective deri ne zgjidhjen e problematikes dhe orientimin e stafit te perfshire mbi standartet qe duhet ndjekur ne situate te ngjashme si dhe komunikimi me klientin duke I ofruar sipas rastit nje zgjdhje alternative apo nje gift card ne shenje vleresimi - Pergjegjes per implementimin dhe zbatimin e programin e besnikerise nga stafi i FO te strukturave akomoduese si dhe mbajtja e kontakteve personale me kliente VIP , si dhe raportimi javore/mujore i ecurise se programit te besnikerise - Koordinimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të vazhdueshme me agjencitë turistike lokale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë, mardheniet kontraktuale ndarjen e tarifave, përditësimin e kapaciteteve dhe garantimin e rezervimeve preferenciale. - Koordinimi i kërkesave të klientëve VIP për jahtin luksoz *Blue Dream* , duke siguruar një përvojë të personalizuar nga momenti i kontaktit deri në përfundimin e shërbimit (paketa, itinerari, kërkesa speciale etj.). - Sigurimi i fluksit të informacionit ndërmjet departamentit të rezervimeve dhe departamenteve të tjera (recepsion, housekeeping, F&B, evente) për rezervime speciale, grupe apo ngjarje. - Mbështetja në hartimin dhe përmirësimin e politikave të anulimit, pagesave, modifikimeve dhe standardeve të shërbimit. - Hartimi dhe sygjerimi I ofertave promocionale per secilen strukture akomoduese dhe cdo pike shitje ( Spa , pishina, Bare , Gym etj..) - Kontribut në zhvillimin e procedurave të reja teknologjike dhe të sistemeve për menaxhimin më efikas të rezervimeve. - Trajnimi I stafit te ri te FO dhe te pikave te shitjes ne strukturat akoduese mbi procedurat e shitjes dhe standartin e sherbimeve dhe komunikimit ne ATDG si dhe sigurimi nepermjet mistery shoping qe stafi egzistues ti permbahet standartit te komunikimit dhe sherbimit te percaktuar nga departamentit I shitjeve bazuar ne standartet e ATDG. **KUALIFIKIME DHE AFTËSI TË KËRKUARA:** - Diplomë universitare në fushat e Turizmit, Menaxhimit Hotelier, Biznesit ose ngjashme. - Eksperiencë e mëparshme (min. 2–5 vite) në fushën e rezervimeve në struktura premium ose grupime hotelesh. - Aftësi shumë të mira në përdorimin e sistemeve PMS dhe platformave rezervuese online. - Aftësi të larta në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët VIP dhe bashkëpunëtorët institucionalë. - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuha e dytë përbën avantazh). - Aftësi të shkëlqyera në organizim, delegim, analizë dhe zgjidhje problemesh në kohë reale. - Orientim i fortë drejt rezultateve, cilësisë dhe përvojës së klientit. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-supervisor-at-agikons-4387016251
Niveli: senior

Publikuar 23/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme