Kthehu te lista
Punë

Senior System Engineer

AESS Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kërkohet Inxhinier Elektronik / Telekomunikacion Vendndodhja: Tiranë Kompania: AESS shpk Orari: Full-time Kompania AESS shpk ( https://www.aess.al/) kërkon të rrise stafin e saj me një Inxhinier Elektronik me profil në Telekomunikacion, për t’u bashkuar me ekipin teknik në zhvillimin dhe implementimin e projekteve të avancuara teknologjike. Inxhinieri do të jetë përgjegjës për projektimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë elektronike dhe sistemeve të infrastrukturës teknologjike, si dhe për integrimin e tyre në projekte të ndryshme. Detyrat dhe Përgjegjësitë • Projektimi dhe ndjekja e zhvillimit të projekteve për sisteme të ndryshme teknologjike dhe sigurie, si p.sh.: o Sisteme Smart Building KNX / BMS o Sisteme alarmi dhe kontrolli aksesi (Access Control) o Sisteme detektimi dhe shuarjeje automatike të zjarrit o Sisteme menaxhimi parkimi o Sisteme VMS / CCTV për video-survejim o Rrjete LAN/WAN, Wi-Fi dhe zgjidhje të sigurisë kibernetike (Cybersecurity) • Integrimi i sistemeve të ndryshme teknologjike në një infrastrukturë të përbashkët. • Testimi, komisionimi dhe hartimi i planeve të mirëmbajtjes për sistemet e instaluara. • Ofrimi i mbështetjes teknike gjatë implementimit të projekteve. • Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe asistenca në përgatitjen e zgjidhjeve teknologjike. Kualifikimet • Diplomë Bachelor dhe Master në Inxhinieri Elektronike / Telekomunikacion / ICT. • Preferohet eksperiencë të paktën 3 vite në të njëjtën fushë por dhe te rinje me deshiren per tu rritur profesionalisht e per te mesuar nga staffi yne 30 vjecar jane te mirepritur. • Aftësi për të zhvilluar dhe promovuar zgjidhje të bazuara në teknologjitë më të fundit. • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të zgjidhur probleme teknike. Avantazhe • Certifikime ose trajnime në sisteme të sigurisë elektronike. • Eksperiencë në projekte infrastrukturore ose sisteme enterprise. Çfarë Ofron AESS • Pjesëmarrje në projekte të avancuara teknologjike. • Ambient profesional dhe mundësi reale zhvillimi në karrierë. • Trajnime teknike dhe certifikime profesionale. • Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet. Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në info@aess.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-system-engineer-at-aess-4386606719
Niveli: senior

Publikuar 22/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme