Kthehu te lista
Punë

Shef Finance (EVEREST SHPK)

Ecommerce-Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni:** Shef Finance (Chief Financial Officer) **Raporton te:**  Bordi Drejtues / Drejtori Ekzekutiv (CEO) **Përshkrimi i shkurtër i pozicionit:** **Shefi i Financës është përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë, drejtimin e stafit të ekonomistëve, përgatitjen e analizave të thelluara mbi kostot dhe përfitimet, si dhe dhënien e rekomandimeve strategjike që ndihmojnë bordin drejtues në vendimmarrje afatgjatë dhe të qëndrueshme.** **Detyrat Kryesore:** - Të hartojë, zbatojë dhe përditësojë strategjinë financiare të kompanisë në përputhje me objektivat e saj. - Të përgatisë raporte financiare periodike (mujore, tremujore, vjetore), si dhe të zhvillojë analiza të detajuara financiare dhe t’i paraqesë ato bordit drejtues. - Të analizojë performancën financiare të kompanisë dhe projektet në zhvillim, duke propozuar masa për optimizim dhe rritje të qëndrueshme. - Të menaxhojë procesin e buxhetimit dhe planifikimit financiar vjetor. - Të vlerësojë rreziqet financiare dhe të propozojë politika për menaxhimin e tyre. - Të sigurojë zbatimin e standardeve kontabël dhe fiskale sipas ligjeve të Shqipërisë. - Të mbikëqyr departamentin e financës dhe kontabilitetit, duke garantuar kontrolle të brendshme efektive dhe integritet të raportimeve financiare. - Të udhëheqë ekipin financiar, duke mbështetur zhvillimin profesional dhe rritjen e aftësive të stafit. - Të marrë pjesë aktive në mbledhjet e bordit drejtues dhe të japë rekomandime mbi vendimet strategjike (investime, zgjerim, reduktime kostosh, etj.). - Të ruajë marrëdhënie të mira me bankat, investitorët dhe institucionet financiare. **Kualifikimet & Kërkesat:** - Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme. - Kualifikime shtesë përbëjnë avantazh. - Minimumi 10 vite përvojë pune në role financiare, nga të cilat të paktën 5 vite në pozicione drejtuese. - Eksperiencë në analiza financiare të avancuara, planifikim strategjik dhe menaxhim buxheti. - **Njohës dhe përdorues i shkëlqyer i sistemit Navision (Business Central).** - **Njohuri të shkëlqyera mbi legjislacionin fiskal dhe standardet kontabël shqiptare dhe ndërkombëtare.** - **Aftësi të avancuara në kontroll financiar, kontabilitet, analiza financiare dhe menaxhim performance.** - **Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, komunikim, organizim dhe marrëdhënie ndërpersonale.** - **Integritet i lartë profesional dhe aftësi vendimmarrëse strategjike.** **Përfitimet:** - Pagë tepër konkurruese & shpërblim vjetor. - Mundësi zhvillimi profesional dhe pjesëmarrje në trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare. - Angazhim direkt në procesin e vendimmarrjes së lartë të kompanisë. - Transporti i siguruar nga kompania. **Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/shef-finance-everest-shpk-at-ecommerce-albania-4363164332
Niveli: mid level

Publikuar 11/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme