Kthehu te lista
Punë

Shef Finance & Pergjegjes i Prokurimeve dhe Logjistikes

SOS Children's Villages International Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**POZICION VAKANT** ***Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.*** Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë (Kontratë me afat të caktuar - Zëvendësim për Leje Lindjeje) në pozicionin ***Shef Finance & Pergjegjes i Prokurimeve dhe Logjistikes*** ***Lokacioni Zyra Nacionale, Tirane*** **Roli i pozicionit** Shefi i Financës dhe Përgjegjësi për Prokurimin dhe Logjistikën është përgjegjës për administrimin, kontrollin dhe raportimin financiar të projekteve dhe aktiviteteve të organizatës, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar, politikat e brendshme dhe kërkesat e donatorëve. Pozicioni garanton funksionimin e përditshëm financiar të organizatës përmes menaxhimit të proceseve kontabël, buxhetimit, fluksit të parasë, raportimit financiar, deklarimeve fiskale dhe administrimit të aseteve. Gjithashtu, koordinon dhe monitoron proceset e prokurimit dhe logjistikës, duke siguruar transparencë, efikasitet dhe respektim të procedurave të organizatës. Në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Financës dhe drejtuesit e tjerë, kontribuon në forcimin e kontrollit të brendshëm, menaxhimin e granteve dhe mbështetjen e vendimmarrjes përmes informacionit financiar të saktë dhe në kohë. ***Kriteret e Kerkuara*** - Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet; - Minimumi 5 vite përvojë pune në financë dhe kontabilitet; - Minimumi 2-3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme drejtuese ose mbikëqyrëse; - Eksperiencë në menaxhimin financiar të projekteve të financuara nga donatorë dhe grante si dhe në përgatitjen e raporteve financiare sipas kërkesave të donatorëve; - Eksperiencë mbi 3 vite në buxhetim, raportim financiar, analiza financiare, procedura prokurimi dhe menaxhimin e kontratave; - Eksperiencë në përgatitjen e deklaratave tatimore, listpagesave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve; - Përvojë në organizata jofitimprurëse (OJF) përbën avantazh; - Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal, tatimor dhe kontabël shqiptar; - Eksperiencë dhe njohuri shumë të mira mbi administrimin e inventarit dhe aseteve. - Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative; - Eksperiencë dhe njohuri shumë të mira në përdorimin e sistemeve financiare; preferohet përvojë në programin financiar Dynamics D365 ose sisteme të ngjashme; - Eksperiencë në përdorimin e platformave elektronike të administratës publike (e-Albania, sistemi online i tatimeve etj.); - Përdorim shumë i mirë i Microsoft Office, veçanërisht Excel; - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; - Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative; - Aftësi të forta planifikuese dhe menaxhimi të prioriteteve; - Aftësi shumë të mira komunikimi, me shkrim dhe verbal; - Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet; - Vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe saktësi në punë; - Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar. ***Përgjegjësitë kryesore*** - Mbështet planifikimin, regjistrimin, administrimin dhe monitorimin e buxheteve të organizatës dhe projekteve të financuara nga donatorët, duke analizuar devijimet dhe siguruar zbatimin efektiv të tyre; - Menaxhon fluksin e parasë duke përgatitur dhe ekzekutuar pagesat, transfertat bankare, pagat, arkëtimet dhe parapagimet, si dhe duke siguruar planifikimin dhe likuiditetin financiar të organizatës; - Siguron administrimin e plotë të procesit kontabël dhe raportimit financiar, duke garantuar regjistrimin korrekt të transaksioneve, përmbushjen e detyrimeve fiskale, menaxhimin e aseteve, përgatitjen e raporteve financiare, mbështetjen e auditimeve dhe arkivimin e dokumentacionit sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të organizatës; - Menaxhon dhe monitoron zbatimin financiar të projekteve dhe granteve të financuara nga donatorët, duke përgatitur raportet financiare dhe duke siguruar përputhshmërinë e shpenzimeve me kërkesat kontraktuale dhe rregullat e financimit; - Menaxhon dhe monitoron proceset e prokurimit në përputhje me politikat dhe procedurat e organizatës, duke siguruar dokumentacion të plotë, transparencë, respektim të pragjeve të autorizimit dhe miratime sipas niveleve përkatëse të përgjegjësisë; - Koordinon aktivitetet logjistike të organizatës, duke administruar furnizimin me karburant, dokumentacionin e mjeteve dhe aseteve, si dhe duke siguruar inventarizimin dhe mirëmbajtjen e saktë të regjistrave të pasurive; - Siguron përputhshmërinë me rregulloret financiare, procedurat e brendshme, legjislacionin shqiptar dhe kërkesat e donatorëve, duke mbështetur zbatimin e kontrolleve të brendshme financiare në organizatë; **Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes** *SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.* - Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit. - Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve. - Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës. - Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA. - Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve. **Paraqitja e dokumentave** Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës **28.06.2026** në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme - CV - Leter interesi - Reference *Shënim Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.* **Shënim** Ky pozicion ofrohet për zëvendësimin e përkohshëm të një punonjëseje gjatë periudhës së lejes së lindjes. Kontrata do të jetë me afat të caktuar dhe do të përfundojë me rikthimin e punonjëses në detyrë ose sipas afatit të përcaktuar në kontratë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/shef-finance-pergjegjes-i-prokurimeve-dhe-logjistikes-at-sos-children-s-villages-international-4425883439
Niveli: mid level

Publikuar 09/06/2026 · Skadon 08/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme