Kthehu te lista
Punë

Sherbim Klienti

Albgroup Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**AlbGroup**  është një biznes që krijon dhe ofron zgjidhje për biznese në industri të ndryshme. Me mbi 13 vite eksperiencë dhe katër kompani të suksesshme,  **Albpastrim** ,  **Albsolution** ,  **Albacademy**  dhe  **Hotel**   **Partner** , operojmë në sektorët e pastrimit, higjenizimit, distribucionit dhe turizmit, duke sjellë shërbime dhe produkte inovative në tregun shqiptar. Për arsye të zgjerimit të aktivitetit tonë , jemi duke kërkuar  **Shërbim Klienti.** **Përgjegjësitë Kryesore:** - Të përfaqësojë kompaninë në një mënyrë profesionale dhe pozitive në cdo moment. - Të menaxhojë procesin e shitjes dhe të arrijë objektivat e vendosur në raport me klientët ekzistues. - Të punojë aktivisht me stafin e brendshëm, me personat kyç në kontakte dhe tek klientët si dhe me palë të treta për të arritur objektivat e kompanisë si dhe realizuar objektivat. - Të menaxhojë porositë e klientëve,të bëje faturat si dhe shikojë potencialin për rritjen e porosive. - Të ndjekë dhe monitorojë të gjitha transaksionet e pagesave nga klientët, duke siguruar që çdo pagesë të regjistrohet saktë në sistem. - Te ndjekë procesin e shitjeve duke përfshirë marrjen e porosive, përpunimin e faturave dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për klientët. - Të identifikojë dhe zhvillojë mundësi rritje për kompaninë tek klientet ekzistues. - Të identifikojë dhe zhvillojë mundësi rritje për kompaninë tek klientët potencial. - Të gjenerojë kontakte të reja dhe kliente potencial. **Kërkesat:** - Diplomë në fushën e marketingut, biznesit, ose një fushë të ngjashme (preferohet). - Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi. - Njohuri të thella mbi produktet/zhvillimet në sektorin e shitjeve. - Aftësi për të analizuar tregun dhe të kuptuar nevojat e klientëve.Aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të forta me klientët. - Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me kolegët dhe departamentet e tjera. Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në: **Email:** hr@albgroup.al **Nr e telefonit** : +355 67 401 0031 - *\*Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sherbim-klienti-at-albgroup-4374801009
Niveli: mid level

Publikuar 24/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme