Kthehu te lista
Punë

Shitës Online dhe Shërbim Klienti

Zero Absolute Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Jemi duke kerkuar nje Agjent Shitje ne Rrjetet Sociale: Pozicioni Shitës Online & Shërbim Klienti ka për qëllim menaxhimin e shitjeve në kanalet online të kompanisë, komunikimin me klientët dhe garantimin e një eksperience profesionale gjatë gjithë procesit të blerjes. Punonjësi do të merret me përgjigjen e mesazheve në rrjetet sociale, WhatsApp, email dhe platforma të shitjes; do të përgatisë porositë, do të ndjekë statusin e dërgesave dhe do të bashkëpunojë me ekipin e shitjeve dhe logjistikës për të siguruar korrektësinë e shërbimit. **Detyrat Kryesore** - Komunikimi me klientët nëpërmjet rrjeteve sociale, WhatsApp, email dhe telefonit,web. - Prezantimi i produkteve, këshillimi dhe orientimi drejt blerjes. - Regjistrimi i porosive dhe përditësimi i sistemit me të dhëna të sakta. - Ndjekja e dërgesave deri në dorëzimin final te klienti. - Zgjidhja e ankesave, kërkesave apo situatave problematike me profesionalizëm. - Menaxhimi i komenteve dhe mesazheve në profilin e biznesit. - Bashkëpunimi me ekipin për fushata marketingu dhe promocione. - Raportimi i rezultateve të shitjeve ditore/javore. - Ruajtja e standardeve të komunikimit dhe etikës së kompanisë. - Kontrolli i stokut para miratimit te porosise. - Menaxhimi i porosive te kthyera/refuzuara. - Upselling / Cross-selling dhe krijimi i ofertave per klientet. **Requirements** - Përvojë e mëparshme në shitje online ose shërbim klienti (preferohet). - Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë. - Aftësi për të shitur, negociuar dhe ndërtuar marrëdhënie me klientin. - Aftësi organizative dhe orientim ndaj rezultateve. - Shpejtësi, saktësi dhe kujdes ndaj detajeve. - Aftësi për të punuar nën presion dhe në ambiente dinamike. - Etikë profesionale dhe qëndrim pozitiv. - Disponueshmëri për të punuar në orare të zgjatura gjatë periudhave të ngarkuara. **Benefits** - Pagë fikse konkurruese + bonus në bazë të shitjeve. - Trajnime të vazhdueshme në komunikim, shitje dhe menaxhim klienti. - Mundësi rritjeje profesionale brenda kompanisë. - Ambient pune i sigurt, motivues dhe mbështetës. - Mundësi për të mësuar teknika moderne të shitjeve online. - Përfshirje në projekte marketingu dhe fushata kreative. - 20% Zbritje per produktet e kompanise . - Certifikime ose bonus performance. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/shit%C3%ABs-online-dhe-sh%C3%ABrbim-klienti-at-zero-absolute-4344526254
Niveli: mid level

Publikuar 17/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme