Kthehu te lista
Punë

Showroom Manager

JOVEX Light Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Detyrat:** - Mirëpret, shoqëron dhe asiston klientët në showroom me qëllim finalizimin e shitjes. - Bashkëpunon me inxhinierët dhe magazinën për të adresuar në kohë kërkesat e klientëve. - Përgatit ofertat në sistem sipas formatit zyrtar të kompanisë dhe i vendos në dispozicion të klientëve apo kolegëve. - Përpilon dokumentacionin përkatës që shoqëron daljen e produkteve nga showroom-i apo magazina. - Përgjigjet ndaj kërkesave të ardhura nga rrjetet sociale dhe kanalet online të komunikimit. - Mirëmban dhe kujdeset për gjendjen dhe paraqitjen e produkteve të ekspozuara në showroom. - Sugjeron dhe ideon pozicionimin optimal të produkteve në showroom, bazuar në përvojën e përditshme me klientët. **Kualifikimet:** - Eksperiencë pune minimale: 2 vite në një pozicion të ngjashëm. - Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel. - Njohuri dhe përdorim i mirë i programit Financa 5. - Njohuri të mira të gjuhës angleze (e domosdoshme). - Formim arsimor në fushën inxhinierike ose ekonomike (avantazh). - Eksperienca të mëparshme në kompani që operojnë me produkte elektrike, elektronike apo teknologjike përbëjnë një avantazh të konsiderueshëm. **Cfarë ofrojmë:** - Pagesë bazë + bonuse mujore mbi shitjet e realizuara apo iniciuara - Vlerësim performance çdo 3–6 muaj - Mundësi reale për avancim në karrierë dhe pozicione të tjera brenda kompanisë - Trajnime profesionale pranë furnitorëve dhe partnerëve tanë - Ambient pune dinamik dhe me fokus zhvillimin profesional Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në adresën: info@jovex.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/showroom-manager-at-jovex-light-4260379483
Niveli: senior

Publikuar 07/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme