Kthehu te lista
Punë

Showroom Sales Manager

JOVEX Light Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**SHOWROOM SALES MANAGER - JOVEX LIGHT** **Jovex Light** , pjesë e **Smart Home Albania** , kërkon të bëjë pjesë të ekipit një **Showroom Manager** energjik/e dhe me përvojë, që do të kujdeset për menaxhimin e përditshëm të showroom-it dhe për t’i ofruar klientëve një eksperiencë unike në botën e ndriçimit dhe teknologjisë inteligjente. **Jovex Light** është brandi i ndriçimit që bashkon dizajnin modern me teknologjinë inteligjente, duke ofruar zgjidhje inovative për ndriçimin e ambienteve rezidenciale dhe komerciale. Si pjesë e Smart Home Albania, Jovex Light përfaqëson standardet më të larta në cilësi, stil dhe përvojë klienti. **Përgjegjësitë kryesore:** - Menaxhon operacionet e përditshme të showroom-it dhe kujdeset për paraqitjen profesionale të ekspozitës. - Siguron një përvojë të shkëlqyer për klientët duke i këshilluar në përzgjedhjen e produkteve. - Bashkëpunon me ekipin e shitjeve dhe arkitektët për të ndërtuar zgjidhje ndriçimi sipas projekteve. - Koordinon aktivitetet promovuese dhe eventet në showroom. - Ndjek performancën e shitjeve dhe përgatit raportet mujore për menaxhmentin. - Trajnon dhe mbështet stafin e showroom-it për të siguruar standarde të larta shërbimi. **Kualifikimet e kërkuara:** - Eksperiencë të mëparshme në menaxhim showroom-i, shitje ose sektorin e ndriçimit/interierit. - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi. - Orientim ndaj klientit dhe kujdes maksimal për detajet vizuale. - Aftësi organizative dhe menaxhuese. - Njohuri bazë mbi produktet e ndriçimit apo sistemet Smart Home përbëjnë avantazh. **Apliko tani:** info@jovex.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/showroom-sales-manager-at-jovex-light-4419676255
Niveli: senior

Publikuar 03/06/2026 · Skadon 02/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme