Kthehu te lista
Punë

Site Engineer

Klar Sh.P.K Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
*Pozicion i hapur* : Inxhinier Ndërtimi në Zbatim (Tiranë) **Detyrat:** - Shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar; - Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi; - Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim; - Zbaton të gjithë metodologjinë e ndërtimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme për opsionet më të mira drejtuesit për realizimin e grafikut të punimeve; - Bën ndjekjen dhe monitorimin e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt; - Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet; - Të organizojë dhe koordinojë proceset e punës ne zbatim; - Të jetë ndjekës shumë i mirë dhe zbatues me përpikmëri i rregullave të sistemit teknik. **Kualifikimet:** - Të ketë mbaruar universitetin e Inxhinierisë së ndërtimit; - Minimumi 5 vjet eksperiencë; - Programet bazë dhe Autocad; - Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizates. *\*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.\** *\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.\** **Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/site-engineer-at-klar-sh-p-k-4357810043
Niveli: mid level

Publikuar 03/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme