Kthehu te lista
Punë

Social Media Content Creator

Tribus Marketing Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Tribus Marketing** është një agjenci marketingu digjital e ndërtuar mbi idenë e komuniteteve (“tribes”), njerëz të bashkuar nga interesa dhe vlera të përbashkëta. Ne ndihmojmë bizneset të krijojnë lidhje reale me audiencën e tyre përmes strategjive të qarta, përmbajtjes kreative dhe komunikimit të qëndrueshëm në rrjetet sociale. **Pozicioni: Social Media Content Creator (Full-Time)** Po kërkojmë një **Content Creator** me bazë në **Tiranë** , për një rol **full-time.** 🔴 **E rëndësishme:** Ky rol kërkon që personi të realizojë **xhirime dhe editime të videove** , jo vetëm content writing. **Përgjegjësitë kryesore** - Krijimi i përmbajtjes për rrjete sociale (Instagram, TikTok, Facebook, etj.) - **Xhirimi i videove** për Reels/TikTok (me telefon) - **Montazhimi i videove** (cut, captions, muzikë, ritëm, transitions) - Shkrimi i copy/caption-ave dhe përshtatja e mesazhit sipas brandit - Planifikimi i postimeve dhe ndjekja e një kalendari mujor - Zhvillimi i ideve kreative dhe formateve të reja të përmbajtjes - Monitorimi i trendeve dhe adaptimi i tyre në mënyrë profesionale - Analizimi i performancës së postimeve dhe optimizimi i përmbajtjes **Kualifikimet që kërkojmë** - Eksperiencë në krijim përmbajtjeje për rrjete sociale - Aftësi shumë të mira në **xhirim dhe editim video** (prioritet kryesor) - Njohuri të mira të platformave sociale dhe formateve të tyre - Aftësi në storytelling dhe shkrim caption-ash të qarta e tërheqëse - Organizim i mirë dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht - Komunikim i mirë dhe aftësi bashkëpunimi në ekip - Ndjekje e trendeve të mediave sociale Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/social-media-content-creator-at-tribus-marketing-4355735017
Niveli: mid level

Publikuar 25/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme