Kthehu te lista
Punë

Social Media Manager

Buzi Store Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Retail dhe Distribuim
Buzi Store, në kuadër të zgjerimit të stafit, po kërkon Social Media Manager të aftë për t'u bashkuar me ekipin tonë të marketingut dhe komunikimit. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të forta në komunikim dhe organizim, të jenë të orientuar drejt rezultateve dhe të kenë një qasje kreative për krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjes dixhitale. **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** - Menaxhimi, skedulimi dhe postimi i përmbajtjes në rrjetet sociale sipas planit javor. - Monitorimi i reagimeve dhe angazhimit të audiencës, krijimi i raporteve periodike që reflektojnë performancën e postimeve dhe fushatave. - Përdorimi i analitikave të rrjeteve sociale për të vlerësuar suksesin dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësim. - Krijimi dhe zhvillimi i përmbajtjes origjinale dhe tërheqëse për rrjetet sociale. - Qëndrimi i informuar mbi trendet dhe ndryshimet në rrjetet sociale për të siguruar strategji efektive dhe aktuale. **Kualifikimet dhe Kriteret:** - Diplomë universitare në Marketing, Komunikim ose një fushë të ngjashme (preferohet por jo e detyrueshme). - Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe krijimin e përmbajtjes. - Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të planifikimit. - Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale. - Njohuri të mira të paketës Microsoft Office. - Njohuri të thella të platformave sociale dhe mjeteve analitike. - Qasje kreative dhe e orientuar nga të dhënat për të përmirësuar performancën e përmbajtjes. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit  buzistore.hr@gmail.com  ose na shkruani ne numer whatssapp: +355 682119960 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/social-media-manager-at-buzi-store-4397945143
Niveli: senior

Publikuar 06/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme