Kthehu te lista
Punë

Social Media Manager (PRIMERA GROUP)

Ecommerce-Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Jemi në kërkim të një  **Social Media Manager-i** të talentuar dhe me përvojë për të menaxhuar dhe zhvilluar rrjetet tona sociale, përfshirë Facebook, Instagram dhe TikTok. Kjo është një mundësi fantastike për ata që kanë pasion për krijimin e përmbajtjes dhe dinë si të zhvillojnë markën dhe angazhimin online. **Përgjegjësitë:** - Krijimi i përmbajtjes tërheqëse dhe kreative për Instagram, TikTok dhe Facebook (reels, video, foto, etj.) - Menaxhimi i profileve sociale të kompanisë duke zhvilluar një strategji tërheqëse dhe të matshme për rritjen e angazhimit dhe ndjekësve. - Kryerja e analizave dhe raporteve mbi performancën e postimeve dhe fushatave. - Përdorimi i trendeve të fundit dhe adaptimi i përmbajtjes për të qëndruar gjithmonë aktual. - Krijimi i moodboard-ëve dhe ideve kreative për të mbajtur një linjë të pastër dhe tërheqëse vizualisht. - Puna me fotografinë dhe video që realizohen në showroom dhe ambientet e kompanisë për përmbajtje unike. - Bashkëpunimi me departamentet e tjera të kompanisë për të siguruar që mesazhi dhe imazhi i markës të jetë i qëndrueshëm në të gjitha kanalet. **Kualifikimet:** - Eksperiencë minimale prej 2 vitesh në menaxhimin e rrjeteve sociale, veçanërisht Facebook, Instagram dhe TikTok. - Aftësi të shkëlqyera krijuese dhe vizuale për të prodhuar foto, video dhe reels që tërheqin audiencën. - Njohuri të thella të trendeve sociale dhe aftësi për t'i implementuar ato në strategjitë e marketingut. - Aftësi për të analizuar dhe interpretuar të dhënat nga analitikët e rrjeteve sociale për të përmirësuar strategjitë e përmbajtjes. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/social-media-manager-primera-group-at-ecommerce-albania-4357563053
Niveli: senior

Publikuar 02/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme