Kthehu te lista
Punë

Specialist Churn & Retention

Digicom Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Job description Detyrat dhe përgjegjësitë: - Aftësi për të analizuar të dhënat e klientëve dhe për të identifikuar faktorët që ndikojnë në churn; - Përdorimi i programeve si Excel,dhe sistemeve CRM;(Jo domosdosmerisht) - Zbatimi i strategjive dhe programeve për mbajtjen e klientëve, duke përdorur qasje të personalizuara. - Punon ngushtë me departamentet e tjera, veçanërisht shitjet dhe shërbimin ndaj klientit, për të siguruar përputhjen e strategjive dhe komunikimit. - Monitorimi dhe raportimi i rregullt i churn rate-it dhe metrikave të tjera të lidhura me klientët. - Trajtimi i ankesave të klientëve me profesionalizëm dhe ofrimi i zgjidhjeve të shpejta dhe efektive. - Krijimi i iniciativave për të rritur kënaqësinë e klientëve dhe për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata. - Propozimi dhe implementimi i përmirësimeve në proceset ekzistuese bazuar në analizat dhe feedback-un e klientëve. - Trajtimi i nje protofoli te permuajshem klientesh me qellim uljen e klienteve debitor. Kriteret kryesore: - Diplomë Universitare. - Pervoja e punes në shërbimin ndaj klientit, retention, churn management ose role të ngjashme perben avantazh. - Aftësi të forta në oratori dhe komunikim bindës, për të argumentuar qartë dhe për të ndikuar pozitivisht te klientët. - Njohuri të mira mbi strategjitë e mbajtjes së klientëve dhe churn management. - Aftësi të shkëlqyera në analizën e të dhënave dhe përdorimin e mjeteve analitike (Excel, CRM). - Aftësi të forta komunikimi verbal dhe të shkruar në shqip dhe anglisht. - Proaktivitet, qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe aftësi për të punuar nën presion. - Njohuri mbi tregun dhe industrinë e telekomunikacionit/internetit përbën avantazh. Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al *\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.* *\* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-churn-retention-at-digicom-albania-4386686704
Niveli: senior

Publikuar 23/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme