Kthehu te lista
Punë

Specialist /e Logjistike (Profil inxhinierik)

Klimateknika Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Prodhim
**Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.** **Detyrat:** - *Sigurimi i rrjedhjes së qetë dhe efikase të mallrave dhe materialeve në të gjithë zinxhirin e furnizimit* *-Menaxhimi , zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për të optimizuar procesin* **-** *Planifikimi, koordinimi dhe optimizimi i aktiviteteve të transportit* *-Marrja e Ofertës. Negociimi me furnitorin, Përpilimi i kostove, Ndjekja e pagesës,* *-Kontroll i dokumentacionit, Përcaktimi i destinacionit të mallit të mbërritur* - *Ndjekja e procedurës së zhdoganimit* *-Rakordimi me magazinën për gjendjen dhe nevojat që ka kompania* *-Përpilimi i raporteve peridodike (javore/mujore/vjetore)* **Kualifikimet:** 1. D *iplomë Master në Inxhinieri, Ekonomi ose një fushë të ngjashme;* 2. *Eksperiencë të paktën 2 vite si specialist logjistike;* 3. *Njohuri shumë të mira mbi procese logjistike dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit;* 4. *Njohuri shumë të mira të gjuhës anlgleze ( Listening /Reading/ Speaking);* 5. *Aftësi të shkëlqyera analitike, menaxheriale dhe komunikimi;* 6. *Aftësi të avancura në përdorimin paket Microsoft Office;* 7. *Eksperiencë e mëparshme në përdorimin e softuerëve të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit (e preferueshme ODOO );* 8. *Aftësi të mira në planifikim dhe menaxhim të kohës;* 9. *Aftësi për të punuar në ekip;* Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: email: burimet.njerezore@klimateknika.al me subjekt “ **Specialist /e Logjistike** ” ose kontaktoni në ne WhatsApp ne numrin e telefonit **+355 68 80 84 154.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-logjistike-profil-inxhinierik-at-klimateknika-4417062977
Niveli: senior

Publikuar 20/05/2026 · Skadon 19/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme