Kthehu te lista
Punë

Specialist i Kontabilitetit

Automaster Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Bashkohu me Ekipin Tonë: Specialist i Kontabilitetit** Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durres, Km.4| Full-time | Midd-Senior| **AUTO MASTER** është Importues automjetesh për markat **FIAT, FIAT Proffesional, Jeep, Alfa Romeo** dhe **Mazda** dhe ofron tregtim, shërbime të plota për automjete të reja dhe ekzistuese. Jemi në kërkim të një **Kontabilist/e** , për proceset që lidhen me regjistrimet kontabël , bankës, etj duke siguruar saktësi, korrektësi dhe respektim të procedurave të brendshme. **Çfarë do të bësh në këtë rol** *Detyra per veprimet ne sistemin financiar/kontabël:* -   Regjistron në mënyrë të saktë dhe në kohë faturat e blerje duke i rakorduar me platformën selfcare; -   Regjistron faturat e huaja të importeve të automjeteve, regjistron deklaratat doganore të automjeteve; -   Kontrollon dokumentacionin justifikues për shpenzimet, perfshirë faturat, kontratat, procesverbalet dhe dokumentet e tjera përkatëse; -   Ndjek detyrimet ndaj furnitorëve dhe bën rakodimet me to; -   Ekzekuton dhe regjistron pagesat e arkes sipas dokumentave tatimore; -   Regjistron transaksionet bankare dhe bën rakordimet perkatese; -   Mbështet procesin e pagesave të furnitorëve duke përgatitur evidencat, listat dhe rakordimet përkatëse. -   Kryen rakordimin e llogarive të lidhura me parapagimet; -   Bashkëpunon me CFO për saktësinë dhe plotësinë e dokumentacionit financiar; -   Siguron ruajtjen, arkivimin dhe gjurmueshmërinë e dokumentacionit kontabël dhe financiar të aktivitetit administrativ; -   Mbështet auditimet, kontrollet dhe verifikimet e brendshme ose të jashtme për fushën që mbulon. -   Kryen detyra të tjera kontabël dhe administrative sipas udhëzimeve të CFO-së; **Çfarë sjell në këtë rol** -  Arsim i lartë, niveli Bachelor, preferohet në Financë, Kontabilitet; -  Përvojë në kontabilitet, financë ose administrim dokumentacioni financiar 3 deri ne 5 vjet; -  Njohuri të mira mbi parimet e kontabilitetit, dokumentacionin financiar dhe klasifikimin e transaksioneve; -  Aftësi të mira analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajit; -  Aftësi të mira organizative dhe në administrimin e dokumentacionit; -  Njohuri të mira të Excel-it, programeve financiare, preferohet Financa 5 dhe sistemeve ERP; -  Aftësi për të punuar me afate dhe volume dokumentesh; -  Integritet, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit; **Pse të bashkohesh me ne** -  Do të zhvillohesh profesionalisht në një kompani me standarde të larta dhe procese të strukturuara. -  Do të jesh pjesë e një ekipi që vlerëson korrektësinë, profesionalizmin dhe zhvillimin e vazhdueshëm. -  Do të punosh në një mjedis dinamik, me mundësi reale për rritje profesionale. **Gati për të aplikuar?** **D** ërgo **CV-në tënde** me subjektin: **“Specialist Finance/Kontabilitet”** në adresën: **communication@automaster.al** **Mirëpresim CV-në tuaj deri në datën 19.04.2026.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-kontabilitetit-at-automaster-albania-4397558541
Niveli: senior

Publikuar 03/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme