Kthehu te lista
Punë

Specialist i Lartë Administrate

Kredo.al Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**RRETH NESH** **ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.** **Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar** *për pozicionin Specialist i Lartë Administrate , Administration & HR department.* **PËRSHKRIMI I DETYRAVE** - Zbaton detyrat që rrjedhin nga kuadri ligjor në fuqi, si dhe nga udhëzimet e dhëna nga Drejtori i Administratës. - Bashkëpunon me specialistë të departamenteve dhe sektorëve të tjerë të ECFA sh.a., në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara në kontratën e punës, rregulloret e brendshme, përshkrimin e vendit të punës dhe udhëzimet e Drejtorit të Administratës. - Asiston në hartimin e planit të punës së Drejtorisë së Administratës. - Raporton periodikisht, në përputhje me intervalet e planifikimit të përcaktuara, mbi detyrat e ngarkuara dhe objektivat e realizuara. - Kryen çdo detyrë tjetër të ngjashme, të ngarkuar nga Drejtori i Administratës. - Siguron që të gjitha përgjegjësitë që lidhen me këtë pozicion të kryhen në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi dhe rregulloret e brendshme të institucionit. - Organizon dhe planifikon vizita në të gjitha degët, monitoron veprimtarinë e tyre, identifikon problematikat dhe ndërmerr masa korrigjuese, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë punonjësit e degëve. Kjo përfshin edhe rishikimin dhe përmirësimin e branding-ut të degëve, në bashkëpunim me Specialistin e Marketingut dhe Supervizorët. - Kryen procesin e inventarizimit të aseteve për Zyrën Qendrore dhe për të gjithë rrjetin e degëve. - Monitoron, kontrollon dhe administron të gjithë dokumentacionin që lidhet me kontratat me palë të treta. Siguron që çdo proces prokurimi të jetë i dokumentuar në mënyrë të rregullt dhe i përfshirë në dosjen fizike të prokurimit, së bashku me vendimet përkatëse të miratimit, si dhe menaxhon vijueshmërinë e procesit të prokurimit. - Identifikon mundësi potenciale për zgjerimin e rrjetit të degëve në rajon, në bashkëpunim me Drejtorin Rajonal dhe Supervizorët. - Analizon mundësitë për bashkëndarje ambientesh me kompani të tjera të interesuara (si agjenci udhëtimi, agjenci sigurimesh, etj.), si dhe vlerëson fizibilitetin e marrjes me qira të ambienteve të pavarura. - Raporton drejtpërdrejt dhe mban përgjegjësi përpara Drejtorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore. Roli i Specialistit ka ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e përgjithshëm të institucionit. **KËRKESAT KRYESORE** **·        Diplomë e arsimit të lartë, preferohet në Ekonomi ose fusha të ngjashme.** **·        Njohuri mbi sektorin bankar dhe/ose mikrofinanciar.** **·        Minimumi 3–4 vite përvojë profesionale në sektorin bankar ose mikrofinanciar.** **·        Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës dhe komunikim.** **·        Aftësi për të punuar dhe menaxhuar detyra nën presion dhe brenda afateve të ngushta.** **·        Vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve.** **BENEFITET** **√ ECFA sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron** **√ Institucioni ECFA sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:** **·** *Për nivelin e Specialistit te larte ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat* **·** *Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale* **·** *Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese* **Instruksione mbi aplikimin** **Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:** https://talent.sage.hr/jobs/8012db94-7666-4683-b878-411bb9f5a359 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-lart%C3%AB-administrate-at-kredo-al-4367466813
Niveli: senior

Publikuar 30/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme