Kthehu te lista
Punë

Specialist i Lartë Finance

Balfin Construction Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kompania **Balfin Construction (ish Mane TCI)** , pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë. **Grupi** **BALFIN** është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. **Pozicioni:** Specialist i lartë Finance **Departamenti:** Financë **Vendndodhja:** Zyra Qëndrore **Përmbledhja e Pozicionit** Specialisti i Lartë i Financës ndjek dhe përgatit raportimet financiare mujore të projekteve ndërtimore, duke siguruar përputhshmëri me IFRS dhe legjislacionin fiskal. Roli përfshin monitorimin e ecurisë financiare të projekteve, inventareve, cash flow-t, si dhe asistimin në mbylljen e bilanceve, auditime dhe raporte menaxheriale. **Requirements** - Ndjek dhe përgatit raportimet mujore financiare të lidhura me projektet e shoqërisë; - Përgatit dhe monitoron raportime të ndryshme financiare, përfshirë: - Raportime sipas standardeve IFRS - Raportimin e aseteve të shoqërisë - Deklarimet e librave të blerjes dhe shitjes - Monitorimin e koeficientit të kreditimit të TVSH-së - Analizon rezultatet e inventarit të aseteve dhe materialeve të projekteve qe ndjek. - Koordinon dhe udhëheq procesin e inventarit për materialet e projekteve qe ndjek. - Asiston në mbylljen e bilancit vjetor dhe në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore - Asiston në ndjekjen dhe përmbushjen e kërkesave të auditorëve gjatë procesit të auditimit. - Ndjek projektin ndërtimor nga faza fillestare deri në dorëzimin tek investitori, duke përfshirë: - Kontabilizimin e veprimeve në sistem - Shkarkimin e magazinave - Analizën e inventarit të projektit - Kontrollon dhe analizon shpenzimet suplementare të projektit - Ndjek raportet e progresit dhe monitoron ecurinë financiare të projektit - Verifikon dhe kontabilizon faturat e blerjes dhe shitjes te projekteve ndertimore qe ka ne ngarkim, në perputhje me legjislacionin fiskal në fuqi; - Kontrollon kontabilizimin e faturave te blerjes dhe shitjes ne perputhje me Legjislacionin Fiskal ne Fuqi; - Ndjek deklarimet mujore te Librave te Blerjes dhe te Shitjes, TVSH, tatim ne burim; - Rakordon dhe kontrollon llogarite e arketueshme dhe te pagueshme ne menyre periodike; - Krijon, Koordinon dhe Monitoron raporte qe gjeneron departamenti i finances ne perputhje me kerkesat e menaxhimit te shoqerise; - Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit, sugjeron përmirësime per procedurat ekzistuese ne funksion te punes dhe rritjes se efikasitetit. - Pergatit dhe analizon cash flow-n e shoqerise ne menyre periodike. - Kontrollon ne menyre te detajuar shpenzimet dhe te ardhurat mujore te realizuara. - Ndjek procesin e inventarit te Aseteve si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik per asetet e shoqerise. - Ndjek procesin e inventarit Fizik si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik te artikujve te magazines - Bashkëpunon me auditoret e shoqerise gjate proceseve audituese. - Asiston ne pergatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore. - Asiston ne pergatitjen e buxheteve vjetore, si dhe planeve të biznesit. **Edukimi:** Të zotërojë diplomë universitare, preferohet ne nivel Master, ne deget Finance/ Kontabilitet **Kualifikime Të Tjera** - Minimumi 5 vite përvojë në fushën e financës/kontabilitetit. - Njohuri të avancuara të kontabilitetit financiar dhe raportimit sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit, si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) - Njohuri të mira të legjislacionit fiskal (TVSH, tatim në burim, tatim fitimi) - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur - Aftësi të mira komunikuese dhe raportuese - Punë efektive në ekip dhe bashkëpunim ndërfunksional - Aftësi për të menaxhuar situata komplekse - Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve - I/E orientuar drejt identifikimit, ndjekjes dhe zgjidhjes përfundimtare të çështjeve dhe problematikave, - Njohuri në përdorimin e sistemeve finaniare (psh. Navision) - Njohuri të mira të gjuhës angleze, në nivel profesional - Eksperienca e mëparshme në kompani ndërtimi ose investimi (preferohet) **Mënyra e Aplikimit** Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në link. Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. ***Afati i dorëzimit: 24/01/2026*** - Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. **Benefits** Balfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-lart%C3%AB-finance-at-balfin-construction-4370364804
Niveli: senior

Publikuar 09/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme