Kthehu te lista
Punë

Specialist i Marrjes në Sigurim, Tiranë

SIGAL Insurance Group Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a.** shoqëri sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më      22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall      1 (një) vend të lirë pune për:   **Specialist i Marrjes në Sigurim, Tiranë** *Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive* : **o  Kërkon dhe identifikon treg dhe klientë potenciale per shitjen e produkteve të sigurimit..** **o  Mban marrëdhëniet me klientet.** **o  Këshillon klientin mbi dokumentacionin.** **o  Përcakton mbulimin e sigurimit, përllogarit primin e sigurimit dhe lëshon policën.** **o  Rregjistron të dhënat për shitjet e policave të sigurimit, dhe përpunon evidencat e shitjes.** **o  Pregatit planin lidhur me kërkesat dhe shpenzimet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshme shitjeve.** *Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë :* **1.     Të ketë mbaruar arsimin e lartë** , me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik ose Shkenca të Natyrës. 2.      Preferohen të kenë njohuri në fushën e sigurimeve. **3.     Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.** **4.     Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).** **5.     Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.** 6.      Të ketë aftësi analizuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik. **Të interesuarit, brenda datës 02.01.2026 të dorëzojnë CV** edhe letër  reference  nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al   ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit             04 22 333 08. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-marrjes-n%C3%AB-sigurim-tiran%C3%AB-at-sigal-insurance-group-4350225818
Niveli: senior

Publikuar 19/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme