Kthehu te lista
Punë

Specialist i Planifikimit dhe Raportimit Financiar

Madcom Albania (Power by Albanian Fiber Telecommunications) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**MADCOM** është një kompani telekomunikacioni që ofron internet me fibër optike dhe shërbime digjitale për individë dhe biznese. Fokus i MADCOM është cilësia, lidhja e qëndrueshme dhe mbështetja profesionale për klientët. Madcom në bashkëpunim me Fondin e Investimeve Europa Partners ne kuader te investimeve që do të realizohen në Shqipëri po kërkon një: **Specialist i Planifikimit dhe Raportimit Financiar (SENIOR)** **Qëllimi i Pozicionit** Specialisti i Planifikimit dhe Raportimit Financiar është përgjegjës për planifikimin, monitorimin dhe raportimin e performancës financiare të kompanisë duke siguruar analiza dhe raporte të sakta për të mbështetur vendimmarrjen strategjike dhe operacionale, në përputhje me specifikat e industrisë së telekomunikacionit, investimet kapitale, kostot e rrjetit dhe të ardhurat nga shërbimet. **Detyrat dhe Përgjegjësitë** - Përgatit dhe koordinon procesin e hartimit të buxhetit vjetor dhe parashikimeve periodike (forecast), në bashkëpunim me departamentet përkatëse (teknik, shitje, marketing, etj.). - Harton dhe konsolidon planet vjetore operacionale dhe të investimeve kapitale (CAPEX), duke siguruar paraqitjen e tyre për miratim tek CEO dhe Bordi Drejtues. - Monitoron dhe analizon performancën financiare kundrejt buxhetit duke identifikuar devijimet dhe duke propozuar masa korrigjuese. - Përgatit dhe prezanton raporte financiare dhe operacionale periodike (mujore, tremujore dhe vjetore) për menaxhmentin e lartë në përputhje me standardet e raportimit të kompanisë. - Kryen analiza të avancuara të të ardhurave dhe kostove sipas linjave të biznesit dhe segmenteve kryesore. - Analizon dhe monitoron investimet kapitale (CAPEX) dhe shpenzimet operative (OPEX), veçanërisht ato të lidhura me infrastrukturën dhe operacionet e rrjetit me fokus në optimizimin e kostove dhe efikasitetin operacional. - Siguron që kompania të disponojë likuiditet të mjaftueshëm për mbështetjen e operacioneve dhe planeve strategjike. - Siguron që kompania të mbajë një strukturë të përshtatshme kapitali në mbështetje të planeve operacionale dhe strategjive afatgjata. - Garanton saktësinë, integritetin dhe transparencën e raportimit financiar, në përputhje me politikat e brendshme dhe standardet ndërkombëtare. - Ofron vlerësime financiare për mundësi të reja biznesi dhe përgatit analiza financiare të nevojshme për vlerësimin komercial të aktiviteteve ekzistuese dhe linjave të reja të biznesit. - Bashkëpunon me departamentet e tjera për mbledhjen, verifikimin dhe analizimin e të dhënave financiare. - Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm. - Përgatit analiza ad-hoc dhe prezantime për menaxhmentin sipas nevojës **Kualifikimet dhe Aftësitë** - Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme. - Minimumi 5 vite eksperiencë pune në financë, preferohet në kompani telekomunikacioni. - Njohuri të avancuara në në planifikim financiar, buxhetim dhe raportim. - Njohuri të standardeve të raportimit financiar (IFRS përbën avantazh). - Aftësi shumë të mira analitike dhe interpretimi të të dhënave financiare. - Njohuri shumë të mira të ‘’Paketën Office’’ dhe programit Financiar ‘’Financa 5’’. - T ë zotrojë në nivel shumë të mire gjuhën Angleze. - Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi. - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. - Menaxhim efektiv i kohës dhe prioriteteve. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-planifikimit-dhe-raportimit-financiar-at-madcom-albania-power-by-albanian-fiber-telecommunications-4391084087
Niveli: senior

Publikuar 26/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme