Kthehu te lista
Punë

Specialist i Qendrës së Kontaktit - Departamenti Retail

ProCredit Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
ProCredit Bank kërkon të punësojë Specialist në Qendrën e Kontaktit, i cili/e cila do të ofrojë mbështetje dhe shërbim cilësor për klientët ekzistues dhe potencialë përmes kanaleve të komunikimit (telefon, email, rrjetet sociale, e-banking/mobile banking). Ky rol përfshin orientimin e klientëve drejt produkteve dhe shërbimeve që i përshtaten nevojave të tyre, si dhe mbështetjen e objektivave komerciale dhe cilësinë e përgjithshme të shërbimit të klientit. **Përshkrimi i pozicionit:** Specialisti i Qendrës së Kontaktit siguron një standard të lartë të kujdesit ndaj klientit, në përputhje me objektivat e institucionit. Ai/Ajo trajton kërkesat, nevojat dhe ankesat e klientëve dhe u ofron këshilla profesionale për produktet dhe shërbimet bankare, duke përfshirë llogaritë, depozitat, kreditë, kartat dhe mBanking/e-Banking. **Përgjegjësitë kryesore:** - Trajtimi profesional dhe efikas i thirrjeve telefonike dhe formave të tjera të komunikimit nga dhe për klientët. - Përgjigjja ndaj pyetjeve, kërkesave dhe ankesave të klientëve përmes telefonit, email-it ose kanaleve digjitale. - Informimi i klientëve mbi produktet dhe shërbimet e bankës për klientët individ, institucional dhe biznes. - Regjistrimi dhe ndjekja e kërkesave të klientëve deri në zgjidhjen përfundimtare. - Ofrimi i asistencës për zgjidhjen e problemeve dhe kërkesave të klientëve. - Mbështetja e fushatave komerciale dhe promovimi i produkteve të reja. - Sigurimi që çdo komunikim të kryhet në përputhje me standardet e bankës për cilësinë dhe sigurinë e informacionit. - Raportimi mbi volumin e kontakteve, llojin e kërkesave dhe feedback-un e klientëve. - Identifikimi i mundësive për përmirësimin e shërbimit dhe rritjen e kënaqësisë së klientëve. - Mbajtja e dokumentacionit dhe raportimi për aktivitetet e kryera. **Kriteret për kandidatët:** - Diplomë Bachelor në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme (preferohet). - Përvojë në qendër kontakti, shërbim klienti ose shitje, preferohet në sektorin bankar. - Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim (shqip dhe anglisht). - Orientim ndaj klientit, durim dhe aftësi për të menaxhuar situata nën presion. - Shkathtësi në përdorimin e aplikacioneve kompjuterike (MS Office, sistemet bankare dhe CRM). - Njohuri bazë për produktet dhe shërbimet bankare konsiderohet avantazh. - Fleksibilitet për të punuar me turne në varësi të nevojave të Qendrës së Kontaktit. - Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur. - Integritet, konfidencialitet dhe respekt rigoroz i procedurave. **Çfarë ofron banka** - Mundësi zhvillimi profesional në një institucion bankar me standarde ndërkombëtare. - Trajnime të vazhdueshme në shërbimin e klientit dhe produktet bankare. - Pjesëmarrje aktive në projekte të inovacionit digjital dhe përvojës së klientit. - Ambient pune bashkëpunues, dinamik dhe fleksibil. - Paketë konkurruese përfitimesh. Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi tuaj në adresën: ***burime.njerezore@procredit-group.al*** *deri më* ***22.03.2026.*** *ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.* *ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.* *Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.* *Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a* burime.njerezore@procredit-group.com Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-qendr%C3%ABs-s%C3%AB-kontaktit-departamenti-retail-at-procredit-bank-albania-4384155613
Niveli: senior

Publikuar 11/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme