Kthehu te lista
Punë

Specialist i Sektorit të Kontabilitetit

OTP Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
**Pozicioni: Specialist i Sektorit të Kontabilitetit** **Divizioni: Financë** **Objektivat kryesore:** § Siguron monitorim cilësor të shpenzimeve të përgjithshme; § Ndjek asetet fikse në zhvillim dhe magazina; § Kujdeset për përputhshmërinë e rregjistrimeve midis inventarit të faturave të mbërritura me ato të rregjistruara në librat e bankës. **Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:** § Kryen rregjistrimet e duhura kontabël lidhur me OPEX. § Rregjistron aktivet e qëndrueshme në librat e bankës dhe çdo veprim tjetër që lidhet me këto asete; § Merr pjesë në grupin e punës për inventarizimin e aseteve të bankës; § Përgatit dhe mirëmban raportin e shpenzimeve fikse mujore të bankës; § Rregjistron shpenzimet e parapaguara në modulin përkatës dhe kryen kontrollet përkatëse për amortizimin e tyre. § Kryen rikoncilim të pagesave të kryera me ato të rregjistruara për të paguar nga sektori përkatës; § Kryen rikoncilime per asete dhe detyrime te bankes § Kryen të gjitha punët e tjera që i ngarkohen nga Përgjegjësi i Sektorit të Kontabilitetit. **Kualifikimi i kërkuar:** § Diplomë Universiteti Ekonomik në Bankë-Kontabilitet ose fusha të tjera të ngjashme; § Minimumi 2- 3 vjet eksperiencë pune; § Njohuri të mira të MS Office; § Njohuri të mira të gjuhës angleze. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen. Afati i fundit i aplikimeve është **23 Dhjetor 2025** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-sektorit-t%C3%AB-kontabilitetit-at-otp-bank-albania-4350180965
Niveli: senior

Publikuar 15/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme