Kthehu te lista
Punë

Specialist i shitjeve nga marredheniet me palët e treta

OTP Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
**Pozicioni :       Specialist i shitjeve nga marredheniet me palët e treta** **Divizioni:         Retail** Afati i fundit i aplikimeve është **14 Janar 2026** . **Kualifikimi i kërkuar:** - Diplomë Universitare pranë Fakultetit Ekonomik - Të paktën 4 vjet përvojë pune në sektorin bankar/preferohet në profilin e shitjes. - Njohuri të shkëlqyera kompjuterike, përfshirë paketën Microsoft office. - Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative - Te kete aftesi shume te mira ne shitje. - Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze. - Aftësi shumë të mira analitike **Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:** - Mban marrëdhënie dhe komunikim të vazhdueshëm me rrjetin e degëve në lidhje me kërkesat për kredi në proces të referuara nga partnerët, monitoron ecurinë e aplikimeve dhe komunikon me të gjitha palët e përfshira me qëllim finalizimin brenda afateve dhe duke respektuar kriteret e përcaktuara. - Mban marrëdhënie të ngushta me përfaqësuesit e shoqërive partnere të bankës për të ndjekur procesin operacional të referimeve, disbursimeve, pagesave të faturave dhe çdo nevoje tjetër që lind gjatë punës së përditshme. - Përgjegjës për zgjerimin e bazës ekzistuese të partnerëve me marrëveshje të reja të nënshkruara dhe përgjegjës për riaktivizimin e aktivitetit të partnerëve ekzistues me bankën. - Ndjek në baza ditore të gjithë aktivitetin e referimit dhe komunikon rregullisht me partnerët dhe degët e bankës për të identifikuar problemet e mundshme që shfaqen gjatë aktivitetit ditor. - Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për marrëveshjet e reja me partnerët, regjistron, ruan dhe arkivon dokumentacionin për marrëveshjet ekzistuese dhe ndjek procesin e rinovimit të marrëveshjeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja. - Sigurohet që nivelet e produktivitetit të shitjeve dhe objektivat për sektorin janë përmbushur duke punuar ngushtë me rrjetin dhe kanalet e shitjes. - Përgatit analiza të detajuara për çdo bashkëpunim dhe të grupuara sipas kanaleve në mënyrë periodike dhe propozon përmirësime të procesit ose plane veprimi për të përmirësuar rezultatet. - Inkurajimi dhe mbështetja e rrjetit të degëve në lidhje me aktivitetin tregtar për kanale alternative të shitjes. - Merr pjesë në projekte që kanë të bëjnë me fushëveprimin e tij/saj. - Ndjek zbatimin e duhur të projekteve që lidhen me nxitjen e shitjeve të rrjetit të degëve të kërkuara nga Grupi. - Mbeshtet aktivitetin tregtar të rrjetit të degëve – në distancë dhe në vend. - Në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut organizon dhe ndjek fushatat (lokale dhe kombëtare) dhe sfidat e brendshme lidhur me produktet dhe shërbimet. - Bën propozime për zhvillimin dhe përmirësimin e karakteristikave dhe proceseve të të gjitha llojeve të produkteve dhe shërbimeve. - Kryen detyra të tjera specifike të caktuara nga menaxheri i drejtpërdrejtë i tij/saj lidhur me aktivitetet e sektorit/departamentit. - Fillon kontaktet me klientët nëpërmjet vizitave në vend, telefonit dhe postës elektronike. - Organizon dhe zhvillon takime biznesi  në bashkëpunim me stafin e Degës. - Promovon produktet bankare për klientet ekzistues dhe të rinj potenciale në ambjentet e biznesit, qoftë tregtar për kredi konsumatore ose klientë pagash për rritjen e aktivitetit të shitjes së kryqëzuar. - Të realizojë marrëveshje të reja të përfunduara të suksesshme për marrëveshjet e listës së pagave në institucionet/kompanitë e reja dhe ato ekzistuese. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-shitjeve-nga-marredheniet-me-pal%C3%ABt-e-treta-at-otp-bank-albania-4354628901
Niveli: senior

Publikuar 06/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme