Kthehu te lista
Punë

Specialist Kontabiliteti

EUROLAB Internacional Career Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri u themelua në vitin 1995. Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium. Eurolab ka shpallur vakant pozicionin: **"Specialist Kontabiliteti".** **Përgjegjësitë kryesore:** - Regjistrimi i faturave të shpenzimeve, blerjeve dhe importeve (përfshirë detyrimet doganore). - Regjistrimi ditor i arkës dhe rakordimi me klientë dhe furnitorë. - Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve (fatura, urdhra blerjeje, fletë hyrje/dalje). - Regjistrimi dhe monitorimi i hyrje-daljeve të mallrave në magazinë. - Kryerja e kontrolleve periodike të stokut dhe raportimi i mospërputhjeve. - Rakordimi me Doganën për regjimet dhe dokumentacionin përkatës. **Kualifikimet dhe Kërkesat** - Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme. - Eksperiencë e mëparshme në financë dhe/ose menaxhim magazine përbën avantazh. - Njohuri të mira të paketës MS Office dhe sistemeve financiare. - Aftësi të mira organizative dhe komunikimi. **Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara** - **Punon në mënyrë të pavarur**  : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar. - **Mendon për biznesin** : Përpiqet për punë cilësore. - **Maksimizon kontributin e tij** : Ka qëndrim prej fituesi. - **Ka rezultat** : Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat. - **Ruan konfidencialitetin** : Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani. **Mënyra e Aplikimit** *Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën* **hr@eurolabinternacional.com** *Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.* *Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.* **Shënime** *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-kontabiliteti-at-eurolab-internacional-career-4382785205
Niveli: senior

Publikuar 12/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme