Kthehu te lista
Punë

Specialist Logjistike

HR - IMS (InfoSoft Management Services) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**ITD Shpk, kërkon të punësojë: Specialist Logjistike** ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional. **Detyra dhe përgjegjësi:** - Mban marredhenie te vazhdueshme dhe profesionale me furnitoret, njeh dhe ndjek kushtet e kontratave te garancise dhe post-garancise. - Perdor sistemet aktuale te kompanise per menaxhimin e reklamimeve dhe per kryerjen e blerjeve te pjeseve te nevojshme per rikthimin e sistemeve hardware ne gjendje pune. - Kryen te gjitha proceset logjistike te eksport–importit te pjeseve te reklamuar apo te blera, duke pergatitur sakte dokumentacionin shoqerues dhe duke finalizuar procedurat hyrese–dalese ne sistemet perkatese. - Bashkepunon ngushte me njesite e tjera te kompanise per sigurimin ne kohe te pjeseve te kerkuara dhe krijimin e nje stoku optimal te pajisjeve ne perputhje me nevojat dhe kerkesat kontraktuale. - Rakordon veprimet dhe dokumentacionin perkates me furnitoret dhe me sektorin e kontabilitetit. - Monitoron statusin e pajisjeve te reklamuar, afatet e zgjidhjes dhe garanton komunikim te sakte dhe transparent per çdo faze te procesit. - Ndjek performancen e furnitoreve dhe raporton raste vonesash, mosperputhjesh ose probleme te sherbimit. - Kontribuon ne optimizimin e proceseve logjistike per te rritur efikasitetin dhe per te ulur kohen e ciklit te riparimeve. - Siguron qe te gjitha procedurat logjistike te jene ne perputhje me rregulloret e brendshme dhe standardet e kompanise. - Pergatit raporte periodike per gjendjen e stoku, proceset e reklamimeve, kostot logjistike dhe ecurine e porosive. **Kërkesa për kandidatët:** - Te kete perfunduar studimet e larta (preferohen shkencat ekzakte: Matematike, Fizike, etj.). - Te kete njohuri shume te mira praktike dhe teorike te programeve baze kompjuterike (Word, Excel, etj.). - Te zoteroje shume mire gjuhen angleze, si me shkrim ashtu edhe ne komunikim. - Te demonstroje aftesi te shkelqyera organizative, menaxhimi kohe dhe koordinimi. - Aftesi per te punuar me korrektesi nen presion, ndjekje te detajeve dhe permbushje te afateve. - Aftesi shumë te mira komunikimi dhe bashkepunimi me ekipe te ndryshme. - Eksperienca paraprake ne logjistikë, import–eksport, menaxhim pajisjesh ose marredhenie me furnitore perben avantazh. **Çfarë ofrojmë?** - **Paga: 65,000 – 80,000 lekë neto** (në varësi të eksperiencës). - Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik. - Sigurim shëndetësor privat. - Zyrë në qendër të Tiranës, me kushte moderne pune. **Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e\_mail:** **humanresources@infosoftgroup.com.al** **Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-logjistike-at-hr-ims-infosoft-management-services-4349443321
Niveli: senior

Publikuar 10/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme