Kthehu te lista
Punë

Specialist MIS

DEKRA Arbeit Group Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
📢 **Po rekrutojmë – Specialist MIS** **DEKRA Arbeit Albania** , në emër të klientit të saj – një institucion financiar jobankar të konsoliduar – është në kërkim të një profesionisti energjik për t’iu bashkuar ekipit të tyre pranë Departamentit IT, në Zyrën Qendrore. Ky rol është një mundësi e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të punojnë në një ambient profesional, me mundësi zhvillimi dhe projekte të sfidueshme në fushën e IT-së dhe të sistemeve të informacionit. **Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:** - Analizimin e nevojave të biznesit për automatizimin e proceseve dhe aktiviteteve, dhe zhvillimin e aplikacioneve dhe raporteve në përputhje me specifikimet e biznesit. - Mbështetjen e njësive të biznesit për kërkesa të reja apo modifikime të sistemeve ekzistuese, duke hartuar zgjidhjet përkatëse. - Zhvillimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e raporteve dhe aplikacioneve në përputhje me specifikimet e biznesit. **Kualifikimet dhe kërkesat:** - Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacionit, Inxhinieri ose fusha të ngjashme. - Eksperiencë minimale 2-vjeçare në bazat e të dhënave, zhvillimin e raporteve dhe pozicione të ngjashme IT. - Njohuri të mira të RDBMS (MSSQL/ORACLE) dhe instrumenteve për raportim. - Përvoja në sistemet bankare dhe njohuri të produkteve financiare është avantazh. - Njohuri programimi (Net, PHP, Java, PL/SQL, XML, Web Services). - Aftësi të forta analitike, organizative dhe komunikuese. - Përvoja në institucione financiare apo banka është avantazh (minimum 2 vjet). - Njohuri të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht. **Çfarë ofrohet:** - Ambient profesional dhe mundësi reale zhvillimi. - Bashkëpunim me një ekip IT të përkushtuar dhe projekte sfiduese. - Siguri dhe stabilitet në punë. **Për të aplikuar:** Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në emailin: **info.al@dekra.com** *Të gjithë kandidatët që përzgjidhen do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.* *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-mis-at-dekra-arbeit-group-albania-4392931115
Niveli: senior

Publikuar 30/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme