Kthehu te lista
Punë

Specialist në Departamentin e Biznesit MSE dhe Kredisë Retail

OTP Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
**Pozicioni - Specialist në Departamentin e Biznesit MSE dhe Kredisë Retail** **Divizioni - Retail** **Kualifikimi i kërkuar:** · Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të; · Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në sektorin bankar në fusha te ngjashme; · Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese; · Të jetë i/e aftë për të dhënë një opinion të pavarur dhe objektiv; · Të ketë njohuri të mira të sistemit bankar, tregut, si dhe zhvillimit ekonomik të vendit; ·  Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. **Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:** · Të monitorojë dhe mbështesë të gjithë procesin e kredidhënies deri në fazën përfundimtare të disbursimit; · Të monitorojë KPI të segmentit MSE si: volumin e disbursimeve, payroll-in, numrin e klientëve aktivë, numrin e përdoruesve të internet banking, etj; · Të propozojë ide për realizimin e KPI; · Të procesojë dhe analizojë dosjet e kredisë MSE/individ me të ardhura nga biznesi; · Të ketë njohuri mbi procesin e kreditimit në segmentin Retail dhe segmentet e tjera; · Të kuptojë dhe analizojë pasqyrat financiare të bizneseve të ndryshme; · Të ketë aftesi për të identifikuar të dhënat reale financiare dhe në të **n** jëj **t** ë **n** kohë për t'i kryqëzuar ato me të dhënat e paraqitura nga klienti; · Të japë opinionin e tij/saj të pavarur si dhe të bashkëpunojë me menaxherin e Departamentit në procesin e vendimarrjes; · Të ketë njohuri mbi tregun dhe produktet në sektorin bankar; · Të ndihmojë në procesin e komunikimit ndërmjet Rrjetit të Degëve dhe strukturave të tjera në Departamente, përsa i përket procesit të kreditimit; · Të bashkëpunojë me Rrjetin e Degëve, Departamentin e Riskut dhe strukturat e tjera mbështetëse në lidhje me procesin e kreditimit; ·  Të kryejë detyra të tjera të caktuara nga menaxheri i Departamentit. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen. Afati i fundit i aplikimeve është data **21 maj 2026.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-n%C3%AB-departamentin-e-biznesit-mse-dhe-kredis%C3%AB-retail-at-otp-bank-albania-4411594486
Niveli: senior

Publikuar 15/05/2026 · Skadon 14/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme