Kthehu te lista
Punë

Specialist Prokurimesh

DM Consulting Services Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Pozicioni:** Specialist Prokurimesh **Vendndodhja:** Tiranë **Përmbledhja e pozicionit:** Specialisti i Prokurimeve krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave të shitësve, furnitorëve, sipas objektivave dhe qëllimit të kompanisë. Kryen procesin e prokurimit sipas kërkesave dhe duke respektuar buxhetin e projekteve specifike të kompanisë. **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** - Kryen kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët e mundshëm, për sigurimin e produkteve dhe/ose materialeve të nevojshme sipas specifikimeve dhe kërkesave të projektit përkatës; - Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara nga departamentet e ndryshme të kompanisë; - Analizon ofertat e marra si dhe çdo informacion apo të dhënë tjetër, për të përcaktuar ofertën më të mirë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara; - Kryen takime me furnitorët për të përcaktuar kushtet e shitjes, disponueshmërinë e produkteve dhe/ose materialeve si dhe negocion me ta për kushte më të favorshme të ofertës; - Koordinohet me furnitorët dhe/ose departamentin e logjistikës për porositë që kryhen për t’u siguruar që ato të mbërrijnë në kohë, si dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me porositë e padërguara; - Përgatit dhe rifreskon bazën e të dhënave, statistikat dhe raportet për furnitorët dhe shitësit; - Përgatit grafikun e prokurimeve, e monitoron dhe e rifreskon sipas nevojave të kantiereve të Kompanisë; - Qëndron i përditësuar mbi tendencat e tregut. **Edukimi:**  Diplomë në Inxhinieri Ekonomike ose degë të tjera inxhinierike; **Eksperienca:**  Eksperiencë pune minimumi 2 vite. **Aftësi të tjera:** - Aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup si dhe dedikim në ndjekjen dhe përfundimin e punëve; - Aftësi për të përmbushur me sukses dhe në kohë objektivat e kërkuara; - Aftësi analitike, negociuese dhe ndërvepruese; - Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects. **Përfitimet:** - Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht; - Përfshija në projekte sfiduese; - Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional; - Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-prokurimesh-at-dm-consulting-services-4356540178
Niveli: senior

Publikuar 28/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme