Kthehu te lista
Punë

Specialist Senior, Njësia e Retail KYC (Njih Klientin Tënd)

OTP Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
**Pozicioni:         Specialist Senior, Nj** ë **sia e Retail KYC (Njih Klientin T** ë **nd)** **Divizioni:**               **Retail** **Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:** · Gjeneron informacione strategjike për t’u përdorur në marrjen e vendimeve nga menaxherët; ·  Eshte përgjegjës për dhënien e opinionit dhe vlerësimin e dosjeve të klientëve për segmented e klienteve Individe dhe MSE (Sipërmarrjet e Vogla dhe të Mesme); · Shkruan dhe përditëson procedurat dhe udhëzimet bazuar në ndryshimet rregullatore të njoftuara nga Departamenti i Pajtueshmërisë dhe AML; · Përgatit raporte të ndryshme të kërkuara nga supervizoret dhe palët e interesuara relevante; · Kryen kontrolle cilësie mbi të dhënat e ruajtura (nivel portofoli) dhe mbi dosjet e zgjedhura të klientëve; · Kryen monitorimin KYC (rishikime periodike) për klientët Individe dhe MSE sipas profilit të tyre të rrezikut; · Bashkëpunon ngushtë me strukturat AML, menaxhimin e segmentit Retail (individe & MSE) dhe struktura të tjera të lidhura; · Kontribuon në mirëmbajtjen e validimit të fushave të të dhënave fundore për të garantuar cilësinë e të dhënave, në bashkëpunim me departamentet e menaxhimit të segmentve ne Retail (Individe & MSE) dhe strukturat e IT-se; · Trajnim dhe asistencë për degët në analizimin e të gjitha rasteve të lidhura me KYC në përputhje me kërkesat e politikave të brendshme dhe grupit për AML; · Ka një rol proaktiv në përmirësimin e procesit të mbledhjes së të dhënave dhe në mundesine per automatizime; · Kontribuon me ide dhe merr pjesë proaktivisht në propozime për përmirësimin dhe thjeshtimin e mëtejshëm të procesit KYC; ·  Përgjegjës për trajtimin e duhur dhe konfidencial të të dhënave sensitive të klientëve. **Kualifikimi i kërkuar:** - Diplomë universiteti në Ekonomi (Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi, Ekonomiks, Bankë) ose diploma të tjera të ngjashme; - Minimum 2 vite përvojë në fushën e AML dhe proceset KYC; - Njohuri për proceset bankare dhe ligjet/regulloret e zbatueshme ne fushen e AML-se; - Aftesi të mira komunikimi dhe prezantim i qarte i ideve dhe mesazheve kundrejt të tjerëve; - Të menduarit kritik dhe aftësi analitike; - I/e afte të punojë në grup; - I/e vetë-motivuar, i/e mirë organizuar, sistematik/e dhe diskret/e; - Njohje shumë e mirë e programeve kompjuterike të aftë për të përgatitur prezantime, përdorim mjaft i mire i excel); - Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet një plus. Afati i fundit i aplikimeve është **20 Dhjetor 2025.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-senior-nj%C3%ABsia-e-retail-kyc-njih-klientin-t%C3%ABnd-at-otp-bank-albania-4349722929
Niveli: senior

Publikuar 12/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme