Kthehu te lista
Punë

Specialist/e Finance (A.M.G sh.p.k)

DM Consulting Services Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**A.M.G sh.p.k**  e themeluar që në vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si: Akullore Algida (Magnum, Corneto, Cdo, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kompania kërkon: **Specialist/e Finance Senior** **Detyrat** - Fiskalizimi I importeve në platformën selfcare dhe regjistrimii faturave të blerjes lidhur me shpenzimet që ngarkohen në koston e produktit për secilën deklaratë doganore. - Rakordimin e furnitorëve të huaj me balancat e dërguara prej tyre. - Regjistrimi i faturave të blerjes për shërbimet nga furnitoret vendas, dhe regjistrim fatura shitje. - Monitorimi i gjendjes së regjimit doganor. - Mirëmbajtje dhe inventarizim asetesh. - Kontabilizim dhe sistemim i veprimeve të ndryshme kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë. - Rakordim i marrdhënieve me palët e treta, palë të lidhura, klientë, furnitorë,etj. - Regjistrim të transaksioneve për mjetet monetare (arkë/bankë). - Verifikim të raporteve me llogaritë përkatëse të lidhura me to. - Raportime mujore, tremujore, vjetore. - Pjesemarrje në inventarë. - Raportime ditore te eprori i drejtpërdrejtë - Detyra dhe raporte sipas kërkesës së eprorëve. **Kualifikimet** - Të ketë përfunduar studimet në fakultetin Ekonomik (diplomë universitare në profilin Financë dhe Kontabilitet). - Më shumë se 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në financë. - Njohje shumë te mira te standardeve kombëtare të kontabilitetit, legjislacionit tatimor e doganor. - Të njohë shumë mirë programin Financë 5. - Të njohë shume mire sisteme Navision. - Njohuri shumë të mira të paketës Msc Office. - Aftësi analizuese dhe vlerësuese si dhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit. - Vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve; aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup. - Aftësi për tu përshtatur në një ambient dinamik dhe kërkues. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me kofedencialitet në përputhje me ligjin "Për mbrojtjen e të dhënave No.9887,datë 10.03.2008" A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta! Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-finance-a-m-g-sh-p-k-at-dm-consulting-services-4351663093
Niveli: senior

Publikuar 07/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme