Kthehu te lista
Punë

Specialiste Finance (AZ Group)

ASEL Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**AZ Group** është prodhues dhe ofrues i ingredientëve natyralë dhe zgjidhjeve të personalizuara për klientët në industrinë ushqimore, ushqimit për kafshë shtëpiake, bujqësinë dhe blegtorinë, bio-energjinë dhe industrinë farmaceutike. Grupi përbëhet nga katër kompani inovative, secila duke prodhuar dhe targetuar konsumatorë të ndryshëm përfundimtarë, duke mundësuar kështu diversifikimin e portofolit të produkteve dhe ofertave të shërbimeve për industri të ndryshme. **Pozicioni:** Specialiste Finance **Departamenti** : Finance **Vendodhja** : Lezhë **Përmbledhja e pozicionit:** Specialisti I finances eshte kryesisht I fokusuar ne AR/AP, ne mbeshtetjen e operacioneve financiare dhe ne sigurimin e transparences se te dhenave brenda sistemit tone ERP. Pozicioni lidhet ngushte me departamentin e finances dhe te magazines, duke kontribuar ne efikasitetin e proceseve financiare dhe raportimin e sakte per bordin e menaxhimit. **Detyrat** - Regjistrimi dhe perditesimi I transaksioneve financiare dhe faturave sipas standardeve ligjore. - Ndjekja e pagesave nga klientet dhe koordinimi me furnitoret per shlyerje te sakte dhe ne kohe. - Pergjegjese per mbajtjen e dokumentacionit dhe arkives elektronike te departamentit - Kontrolli dhe pasqyrimi I inventareve dhe levizjeve te magazines ne ERP per te siguruar perputhje me realitetin fizik. - Pergatitja e raporteve periodike financiare per bordin e menaxhimit. - Bashkepunim I ngushte me departamentin e finances, magazines dhe prodhimit per procese pa nderprerje. - Kontribut ne kalimin e plote drejt operacioneve digjitale pa leter brenda finances. **Kualifikimet** - Te zoteroje diplome bachelor ne Finance, Kontabilitet ose fusha te ngjashme. - Të ketë eksperiencë pune 2-5 vite ne te njetin profil. - Njohuri me sistemet ERP dhe menaxhimin e moduleve te finances dhe inventareve. - Aftesi analitike dhe vemendje e larte ndaj detajeve - Aftësi shumë të mira organizative, duke përfshirë planifikimin e punës dhe vendosjen e prioriteteve. - Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikuese. - Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial - Aftësi për të punuar në nje ambient dinamik dhe ne zhvillim e rritje konstante. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialiste-finance-az-group-at-asel-albania-4375515847
Niveli: senior

Publikuar 26/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme