Kthehu te lista
Punë

Specialist/e Finance

Kastrati Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni:** Specialist/e Finance **Vendi i punës:** Tiranë **Pershkrimi i pozicionit** Specialisti i Financave është përgjegjës për menaxhimin, analizimin dhe raportimin e aktiviteteve financiare të kompanisë, duke siguruar saktësi, transparencë dhe mbështetje për vendimmarrjen strategjike të menaxhmentit. **Detyrat kryesore:** - Mbajtja, përditësimi dhe organizimi i informacionit aktual financiar të kompanisë - Rishikimi dhe analizimi i të dhënave financiare, si dhe ofrimi i rekomandimeve për menaxhmentin në bazë të performancës dhe operacioneve financiare të organizatës - Krijimi dhe përgatitja e buxheteve të detajuara vjetore dhe periodike - Përgatitja dhe koordinimi i buxheteve për departamentet ose divizionet e ndryshme të kompanisë - Sigurimi i financimeve dhe kredive për kompaninë, përfshirë bashkëpunimin me institucione financiare dhe bankare - Organizimi dhe menaxhimi i pagesave ndaj palëve të treta, përfshirë listën e pagave, taksat dhe detyrimet e tjera financiare - Përgatitja e raporteve financiare dhe dokumentacionit për kontrollet e brendshme dhe monitorimin e aktiviteteve financiare - Zbatimi i politikave dhe procedurave financiare në përputhje me legjislacionin në fuqi - Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative që mund të caktohen nga Drejtori i Kompanisë **Kualifikimet dhe kërkesat:** - Diplomë Bachelor në Financë dhe/ose Kontabilitet - Eksperiencë pune minimale 2 (dy) vjet në pozicione të ngjashme financiare - Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe të folur - Përbën avantazh përvoja e fundit e punës në një zyrë kontabiliteti **Si të aplikoni:** Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën **hr@kastratigroup.al** duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-finance-at-kastrati-4370969039
Niveli: senior

Publikuar 10/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme